top of page

Vullnet Mato: TEKSA AFRON PËRVJETRORI I NËNËS

  • Aug 10
  • 2 min read

Vullnet Mato

 

TEKSA AFRON PËRVJETRORI I NËNËS


E shtrenjta Nëna ime, e paharruar,

kur krijimin tim, ti sapo kishe filluar ,

filloi dhe rruga shekullore e dritës sime,

me hijen klasore, të ngjitur pas shpine.

 

Ti mundoheshe, të më bëje ta harroja,

ma njomje me lot gjirin dhe bukën te goja.

Më pas gjiri yt, u bë një cisternë gjaku,

ushqeu dhe rriti shtatë fëmijë pragu.

 

Secili më i aftë, më duarartë se tjetri,

nga më i vogli, deri tek unë më i vjetri,

t’i jepnim kohës krejt energjinë qelizore,

të kishim emër, mes turmës njerëzore.

 

Ti më mësove mos t’u besoja shiut dhe erës

të duroja dhe të heshtja, përtej derës,

të provoja zanatet, që njerëzit ushtronin,   

të dëgjoja fjalët e syve, që më qortonin;

 

T’u dhuroja buzëqeshjen, atyre që qanin,

kotheren dhe gëzimin me ta të ndanim,

të ndjeja si timen, dhimbjen e të tjerëve,

të bëhesha strehë shpirtërore e të mjerëve.

 

Ti Nënë, s’më dhe mua, gjak ndër deje,

si gjithë fëmijëve, por flakërima rrufeje,

të digjeshin viruset, gjatë çdo epidemie,

të mbrohej, shekullin im me vite jetëgjatësie.

 

Nënë, të kam ngritur një lapidar të lartë,

në rrjetin elektronik, me publikim jetëgjatë,

lapidar me bazament, qindra kilometra katror,

nga Saranda në Tiranë, nga Korça në Vlorë.

 

Të mbetesh mes njerëzve, e gjallë përjetësisht.

në publikimet e mia, derdhur shpirtërisht. 

E shtrenjta Nënë, me tipare bukurie të veçanta,

ti ishe dhe mbete, thesari i paçmuar që pata,

 

Thesar i rrallë, me monedha simbolike Bitkoin,

që as qielli, s’ia ka dhënë Tokës, atë çmim.

Tani gjurmoj vitet, me hap të rëndë shkëmbor,

më prit Nënë, se kam nisur të vij, si këmbësor!

 

Vëllezërit e mi, i more të gjithë në amshim,

më prit, jam nisur dhe unë, në atë rrugëtim,

se më ka djegur malli, me përmallim stoik,

të mbështet kokën, në prehrin tënd kozmik!...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page