top of page

Vullnet Mato: PËR TË MARRË NJË LOZONJARE

  • Jun 22, 2025
  • 1 min read

Për një korçare, lozonjare,

ndeza, shova shumë cigare,

në një rrugicë me kalldrëm,

ku ditët po më shkonin dëm.

 

Sepse ajo vajzë lozonjare,

kishte nënën kundërshtare,

me mendim krejt të vjetër,

se i përkiste besimit tjetër...

 

Më shkoi pranvera e vera

me sytë, a do dilte nga dera...

E ruanin e më thoshte hesht,

të presim deri në vjeshtë!...

 

Pas vjeshtës, do vinte dimër,

sërish do ndërroheshin stinët,

Pas blerimit, do binte borë,

unë do prisja, si dashnor i gjorë.

 

Nëna përgjonte dritaret andej,

se mos ndoshta e rrëmbej.

I thosh vajzës, zgjidh një tjetër,

në besimin tonë të vjetër!...

 

Unë ia preva: Moj lozonjare,

për ty, Korçës i ndez zjarre,

Eja, arratisemi me taksi,

si na do zemra, mua dhe ty!

 

Lamë nënën, me kishën pranë,

fluturuam të dy në Tiranë,

ku kishim shtëpizën tonë,

ku pranvera, nuk na mbaron...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page