top of page

Vullnet Mato: MË SHKOI DORA...

  • Aug 13, 2024
  • 1 min read


MË SHKOI DORA NË VETËVRASJE!

Më shkoi dora,

në vetëvrasje,

të zhdukem nga jeta me dashje!

Pesticidet,

në agroprodhime,

mbollën kancerin

në gjithë qenien time.


Në mëlçi,

pankreas,

në stomak,

kancerogjet ushqehen me gjak.

Thikat shqyejnë,

mishin tim të vjetër,

duhet ikur sa më parë,

në botën tjetër.


Më shkoi dora,

në eutanazi,

të zhdukem nga jeta në befasi!

Kur hapa sytë,

në orën tetë,

thashë: kalërofsh shekullin,

o jetëgjati Vullnet!


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page