top of page

Vullnet Mato: MODERNIZIMI RINGJALLI EGËRSINË

  • 3 hours ago
  • 1 min read

 

 

Fosilet dëshmojnë për qytetërimin e Anunakëve,

gjigadët e yjeve, ardhur në tokën e truppakëve.

Ata sollën këtu një njerëzim, më të zhvilluar,

tonalatat e piramidave, ngrinin me dy duar.

 

 Sfinksi i Madh, gdhendur në shkëmbin ranor,

mahnit gjithë kohrat, me atë intelekt superior.

Nga Egjipti, Irani, Siria, me njerëz të skllevëruar,

njërëzimi i lashtë, përjetoi qytetërimin e zhvlluar.

 

 Sesi u zhduk ai qytetërim i njerëzimit të lashtë,

e dinë veç yjet e qiellit, miliarda vite drite larg,   

që lanë gjurmët e tyre, në përjetësinë tokësore,

me figura vigane faraonësh e objekte madhështore.

 

 Feja që lindi më vonë, që nga Akili e Menelau,

në vend t’i bashkonte njerëzit, më keq i përçau...

Krishtit i ngrihen sot më të lartët monumente,

por nuk po na sjell paqen, nëpër kontinente...

 

 Muhametit i falet gjithë Azia e Afrika veriore,

por njërëzve, u marrin jetën, armët bërthamore.

Amerika, si vend që mbron paqen kudo në botë,

pa kanosjen me raketa të fuqishme, s’ia del dot...

 

 Edhe unë që thur vargje, të lexohen me gas,

po më erdhi dikush të më thotë: Do të të vras!...

Do ta vras vet, para se të nxjerrë armën e brezit,

të më vrasë si zog pule, që cicëroj jashtë qymezit...

 

 Vetëm po të fshihen nga truri, neuronet e ëgërsisë,

shpëton njerëzimi modern, nga armët e armiqësisë. 

Shkenca më këtë mision, duhet të merret kryesisht,

të shpikë korigjimin e egërsimit, që duhet urgjentisht...

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page