top of page

Vullnet Mato: GJUHA PA FRENA E LAGJES SIME



 

Jetoj në lagjen e "Tironës" me gjuhë lirie,

ku jehon tallavaja, me tonalitete histerike

dhe tingëllon pa të keq:“O, me rob shpie!”

siç bie sahati i madh, te xhamia islamike.

 

Quhem “gaxhoi i mirë që shkruan llogje”,

kur ndonjë, gjuan topin padashur në xham,

më kërkojnë falje Maradona, Ronaldo, yje bote,

adashët e rinj, të futbollistëve me famë.

 

Fundjavën e kam me net pagjumësie,

nga ekstazat dasmore, të miqve komshi,

që më urojnë nga larg, me litërshe rakie

duke hedhur valle nate, te rrugica me shi.

 

Këtu vajzat me xhinse, rrjepur poshtë mesit,

me kërthizat, si mikrofona thithës në tule,

dredhin barkun në ritmet marroke të xhezit,

ku kërcejnë si kukullat, me fije të padukshme.

 

Lagjja ime rome, me këngë e valle ritmike,

ka një gjuhë të shkathët, të pasur me spica.

Femra për gjoksin, merr lëvdatën tipike:

“Sa të bukur e paske mi, të raftë ujku në cica!”

 

Burrat lakmojnë me oreks, bukurinë zezake:

“O mi të hangsha lapën e syrit, për meze!

Eja mi rrospi, të puth nji herë lala në faqe,

se me zjarr furrnalte, vuxhutin ma ndeze! “

 

Gratë ia shprehin xhelozinë, njëra-tjetrës,

me sharje, ku burrat e tyre falin dhuratë:

“O mi të shtriftë burri im te pragu i derës,

moj kokë tenxhere, me llapën sa një lopatë!

 

Pijanecët e dehur ngacmohen, pas darke:

“Ku je, mre barkalec, nandë muj me barrë,

ke përla tanë fuçitë e birrave në mejhane,

ke hang mish macesh, të pjekme në zgarë”.

 

Djemtë u hedhin romuze vajzave çokollatë:

“Eja, mi goce, bajmë qejf sonte për voni,

mos e ço atë derr trupi haram, përnatë,

tuj ba naze, si me qen e bija e Klintonit!...

 

Kjo gjuhë pa frena dhe pa hunj në gardh,

që lëshon batutat në lagje, si lakuriq nate,

bën të ndjehem rom, me lëkurë të bardhë,

të mbledh për miqtë, të tilla qyfyre gallate...

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page