Vullnet Mato: DASHURI ETERIKE

Tani në kohën e mundësive elektronike,
njeriu dashuron dhe largësive eterike;
me femrat më të bukura, meshkuj të rrallë,
që ka rretherrotull, planeti ynë i gjallë.
Tani mund të duash, një partner tjetër,
pa tradhtuar aspak, kurorën e vjetër.
Ndryshe nga dashuria, grua me burrin,
mund t’i dashurosh tjetrit, vetëm trurin.
Pa berë xheloz, pjesëtarin e kurorës,
sepse e ka në shtrat, kokrrën e mollës,
trupin e dashurisë fizike, të pacenuar,
siç e kishte së pari, kur janë martuar.
Kjo dashuri, s’bën dallime në moshë,
je adoleshent, apo plak thinjosh.
Krijon ndjenjë shumëdimensionale,
me miq dhe mikesha kontinentale;
Nga brigjet pranë, që lag Adriatiku,
deri ku përplas dallgët Atlantiku.
Kjo mënyrë e re e dashurisë eterike,
mund të quhet dhe “Dashuri fisnike”.
Se ka vlagë emocionale, aq të fortë,
sa të lë pa gjumë, për një tjetër, në botë.
Kur mendjen atij, ose asaj, ke përqafuar,
ngazëllen sikur gjen, thesar të çmuar.
Jo bukuri e zgjedhur, për dhëndër a nuse,
por, mister, a miss, për poezi konkuruese,
që të bën kureshtar, t’i eksplorosh trurin,
ndryshe nga kureshtja, se si e ka trupin...
Si shumë të tjerë, më ndodhi dhe mua.
Po kush është ajo, që trurin shumë ia dua?
Gjithë të mençurat, ndërkontinentale,
me të cilat kam krijuar familjen e madhe...








Comments