top of page

Tyran Prizren Spahiu: QETËSIA U VENIT

2 minutes ago
1 min read

QETËSIA U VENIT

Kjo botë ëndërr nuk është

as shpresë e nder pa fund

urdhëron, plagos e vret

më së shumti dobëtit godet !

*

Eh, sa ka parë njerëzimi

shkatërrime, luftëra

Anijen historike të ndërtuar

shumë e shumë perandori të zjarrta

akrobatë të politikës së brishtë

dramë tragji komediane.

*

Pas nuk mund të kthehemi

njohuria na mungon

lexojmë, deshifrojmë librat e shenjte aq sa mundemi

kufizuar jemi, kaq na është dhënë.

*

Ne, nuk mund të dirigjojmë me frymën

ndalu nuk mund të themi urrejtjes

dorëzohemi etjes së jetës

pyetemi; ku vajti burrëria

ç'ndodhi me mësimet kurrë të mësuara

ç'të themi për fjalën e dhënë?

*

Brenda orës qetësia u venit

vajti larg në të panjohur

lodhur mbase edhe ndjenja dërrmuar

përqafova heshtjen e bregut të Lumbardhit...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page