top of page

Vullnet Mato: ANTITEZAT E VENDIT TIM



 

Vendi im, me emër shqiponje në Ballkan,

ka mbetur, sa një qytet mesatar evropian;

Njerëzit ikin nga antitezat, kur vendi i rrit,

si zogjtë e pulës, sa dalin nga veza në furrik.

 

Në vendin tim, zyrtarët bëhen bosë me miliona,

sigurojnë shtatë breza, me qindarkat e taksave tona.

Politikanët e rinj, imitojnë fjalorin nga të vjetrit,

në vend të hallit kombëtar, baltosin njëri-tjetrin.

 

Në vendin tim, s’ka protesta, për bukë e punë jetike,

shqiptarët tundin flamujt, për krerët e partive politike.

Partitë grinden, si macet për maçokun e ndërzimit,

merr tokë kush s’ka, shpronësohet pronari i trashëgimit.

 

Në vendim tim jehon rrena, politika bën premtime boshe,

papunësia mbledh të rinjtë kafeneve, kudo nëpër qoshe.

Frutat hyjnë nga jashtë, bujku humb vlerën e prodhimit.

Pensionistët mbahen gjallë, me kotheret e emigrimit,

 

 

Për Evropën e botën, vendi im është pus pa fund,

fondet hedhur këtu, shkojnë ku nuk duken askund.

Leku shqiptar, fundos të gjitha monedhat e tjera,

valutën hedh në baltë, pastrimi parave nga plehrat.

 

Në vendin tim, Turqia ka pushtuar ekranet, me seriale,

magjeps shpirtrat me histori, nga zakonet patriarkale.

Këtu jeta e njeriut, kushton fare pak, plumbin ke pas koke,

mjafton zënka banale, përfundon brenda ndonjë grope.

 

Në vendin tim ka shumë të çmendur, mendjemëdhenj,

harxhojë kohën televizive, të bëjnë të mençurit budallenj.

Vendi im e ka tepruar, me antitezat në jetës shoqërore,

ndaj brezat shkojnë të jetojnë kushtet normale botërore.

 

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page