
Minush Hoxha
Në të njejtin shkom të dehjeve kam ulur karrikaturen time
Aty tek cepi i pijanikve epik, garuesve në maskara
Tek humbnin atë grimë koke në vuajtje Atdheu
E me gjuhë të çallatuar me’i troh ndjesi
Rritnim Skendon tonë, at protonin e antisulltanin.e sertë
E Faiku mendjehollit si fije karadyzeni i jepnim të drejtë.
Sarhosha, që rrënonim e kujtonim se ndërtonim,
Sarhosha që gënjenim ngapak, se e shumta përdhoste imixhin
Imixhin të pordhaftë qytetarie!
E promovonim veten se ishim intelekti katedre
Ajo traseja e gjerë e lumturisë, autoban si i thonë.
Tek zbrazënim depo rakie, birroje e shniclla skënderbeg
Përzenim armikun nga goja e bëhemi akcionar hoteli luksoz.
E po, elitë intelektuale! Ç’e çuan këto elitat njeriun drejtë lumturisë!
Dhe tashti, agresiv-ç’dreq e di përse
Ca me thonë nga mosha, ca nga bastardh çelizash trunore
Ia luaj gishtin kamarierit dhe ia them në zë:
Po, s’e shlirova Atdheun, këte futa në hise
Po, po këte! Resorantin. Ku je i lumtur ti!
Imi është deri tej Bistrice
Dhe si t’mos jetë pas një cisternë birroje të pirë!
Dhe ti, dhe këta hyzmezaret tjerë- dëgjo se ç’them
Si urum më shërbeni.
Eshte ky urdher, jo rrahagjokse të brinjëve plak
E thuash në intimen tende: ani se e the por e vogel ajo ndjesi për vendin
Unë do irritohem deri në hedhje fytyre birroje nga kjo.
Dhe do dal vagabondi nga unë! Perse!
Sepse, po nuk pati aqë shumë gënjime
Hajde! Ma thuaj!
Përse Atdhe yni rri mazunë, përherë në rrënkime.
Tashti, si ushtarë gjerman, ma sill grigllen plotë
Dhe tek kujtoj atdhedashësit-ata të sojit, të më ikë ndonjë lot