Fritz RADOVANI
DON NIKOLL GAZULLI
(1893 – 1946)
75 VJET: I papajtueshmi Don Nikoll Gazulli me pushtetin sllavo komunist në Shqipni, gjindet i vramë në Rrencë – Suka të Vrithit, me 23 Mars 1946, e varroset në Sterkujë me urdhen të dy prej kriminelëve ma të urryem nga krahinat e Maleve të Veriut, Zoji Thëmeli kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodres, dhe toger Baba vrastar i Koplikut... Dorasi mbeti “sekret Rrëfimi”, i pashkruem edhe sot nga At Gjolaj tek “Çinarët”.
Kush ishte Ky Burrë që as nuk i tutej syni nga bishat antishqiptare?! –
Asht i Fisit disashekullor të Gazullorëve. Asht lé me 1893 në Dajç të Zadrimës. Ka perfundue Gjimnazin “Illyricum” të Shkodres ndër ata thëmele ku qeveria jugosllave porositë mikun e vet gjinokastrit, që sa maparë “me e shkatrrue me kulm e themel atë çerdhe”... Studimet e nalta i vazhdoi në Insbruck dhe në Tirol per filozofi dhe teologji. Në 1917 shugurohet Meshtar në Romë. Vjen në Atdhe dhe i kushtohet prirjes së vet në lamen e gjuhësisë sonë, ku mbetë shkenctar vertetë i madh. Koha e prodhimtarisë asht shumë e shkurtë tue dijtë se edhe në 1927, u dënue kater vjetë në burgun e Gjinokastres nga Ahmet Zogu, pikrisht kur ky, i vari vllaun e Tij Don Gjon Gazullin, në 1927 në Shkoder.
Asht e vertetë se “Malësorët e Veriut në 2000 vjetë nuk e ndrruen Fenë Katolike”, po si e ruejtën dhe me sa gjak i lane Ata shkambijë e shpella, ku në dy gjunjë nder shtroje e mbuloje kashtet luteshin para Kryqit dhe betoheshin per “Besë, Burrni e Bujari”, ndaj mikut dhe shokut t’vet, ate e dijnë vetem Ata shkrepa, ku asht daltue historia e Atyne Viseve heroike!
Pabesia e “çlirimtarve” tiran Enver Hoxha, Koçi Xoxe e Mehmet Shehu ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën gjithë Shqipninë e Gjergj Kastriotit në vitin 1944, nën thundrat gjakatare të tradhtarëve sllavokomunistë jugosllavë dhe bolshevikëve rus stalinistë.
Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, aty tash 76 vjet po mbretnon tradhëtia!
Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme aso kohe prej forcave jugosllave, të cilat morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, dhe mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska...
Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!” Lista e kriminelëve vrastarë asht ajo që ka dekorue tashti kryeministri i “rilindjes” komuniste Rama.
Po, per Klerikët Katolik a kishte ndonjë “urdhër sekret” nga E.Hoxha? – Edhe “urdhëri i tij vrastar sekret” asht i ruejtun edhe sot, pranë arkivit të “Seksionit Katolik të Degës së Mbrendshme të Shkodres”...
Shikoni arkivin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit Tiranë (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit)... Mbrenda së cilës vepronte ai Seksion Katolik. Jugosllavët kishin Seksionin nr. 2, ku ishte prezent referenti per Klerin Katolik Shqiptar. Këta seksione sllavokomuniste kishin një qellim të perbashkët: Zbatimin e Gjenocidit kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe shkatrrimin me kulm e thëmel të çerdhes Françeskane, si dhe shfarosjen e inteligjencës së përgatitun nder universitetet Europjano Perëndimore. Eksperienca jugosllave, greke e turke me Popullsinë Shqiptare nder disa shekuj, per zhdukjen e Saj graduale do të zbatohej nga të gjitha palët e interesueme me mjetet ma barbare e kriminale, simbas porosive të atyne referentëve.., që aso kohe (mbas 1944), ishin shpernda në Veri e Jug, nder të gjitha fshatrat e Malësisë, mbrenda brigadave tona të Ndjekjes.
Rradhen tashti e kishte Don Nikoll Gazulli, Prifti i Shkrelit, shkenctar e Klerik i njohun në rrethet intelektuale Europjane. Referenti jugosllav përgatiti terrenin per vrasjen e Don Nikollit, me anën e “malësorëve kapadai”, tue ua mbushë kokat boshe me biseda dhe shpifje kunder Priftit, i cili “edhe mund të vritet nga fshatarët e vet, kur Ai tradhëton Atdheun e Fenë.” Këte referenti e kishte lexue nder libra sekrete fetare Ortodokse. Per me u “sigurue” malësori shkon e takon At Konrrad Gjolaj në Kuvendin e Fretenve në Shkoder, dhe sigurohet se, ashtu asht kur “tradhëtia e Priftit vertetohet botnisht...” Po cila ishte tradhëtia?!
Kanë kalue 75 vjetë prej vrasjes së Tij pabesisht, e nuk njohim tradhtinë!
Deri në vitin 1990 pak kush e ka njoh dijetarin Don Nikoll Gazulli, autor i veprave të mëdha “Fjalorthi Toponomastik”, “Fjalorthi i Ri”, “Fjalorthi i fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, punimeve të botueme në “Hylli i Dritës” me pseudonim “Gelasius”, dhe sa e sa Veprave të tjera, prej të cilave nuk mund ta dijmë se sa nuk janë plaçkitë... Ashtusi veprat e At Justin Rrotës, At Donat Kurtit, Don Aleksander Sirdanit etj.., në këta 77 vjetë kur filloi hajnia dhe bajtja e Bibliotekës Françeskane në Gjuhadol!
Sot kultura Shqiptare pa këta Kolosë të dijes, të thëmeleve dhe kulmit t’ Asaj binaje që thirret Shqipni, vetem po vyshket dhe po shembet...
Po, edhe Gjaku i Tyne i shkuem rrëkajë per “Atdhé e Fé”, duhet thanë se po shkon drejtë “harresës” antikombtare, si e donin vrastarët e Tyne!
Jo heshtje! O Shqiptarë e klerikë! Ata dhane jeten per Trojet e Kastriotit!
Asnjeni prej Tyne Gegënishten e bukur të daltueme në shkambijt e atyne Alpeve dhe Malsive kreshnike.., nuk e ka marrë me vete! Aty e keni!!..
Ku jeni bre, apo nuk ka mbetë kush i gjallë ?!
Melbourne, 19 Mars 2021.
Comments