top of page

VOSKOPOJA...


VOSKOPOJA: MARREZI apo shtrëmbërim i qëllimshëm të historisë?

NGA KRISTO ZHARKALLIU

Dikur, kur isha tepër i ri de sapo isha gjëndur në Athinë, kisha shumë etje për të mësuar gjithçka: që nga gjuha greke, pastaj anglisht dhe akoma më tej. Në atë kohë qarkullonin shumë enciklopdi- çdo shtëpi botuese nxirte dhe një enciklopedi shumevellimesh, sidomos për fëmijët e shkollave por edhe për të rritur. Enciklopedia më e sigurtë objektive (si thoshin rekllamat nëpër gazeta- nuk kishte aso kohe as televizion as..internet) ishte enciklopedia britanike, madje edhe ato greke që qarkullonin mburreshin se kishin si model atë të anglezëve. Duke lexuar e dëgjuar rekllamat vendosa dhe unë të blej një enciklopedi- fatmirisht u njoha me një patriot, Jovani quhej që kishte shtëpi botimi aso kohe dhe nxirte dhe ai një enciklopedi-tepër e njohur për atë kohë. Ai ma dha pothuajse falas (akoma e kam në bibliotekë ndonse nuk e përdora së tepërmi!) por para se ta marr pyeta Profesorin tim të shquar qipriotin Atristotelis Tamasoklis se cilën enciklopedi të mirrja.Ai më tha këto fjalë: ‘’Merr cilën të duash por para se ta marrësh të gjesh faqen e të lexosh gjërat që ti i njeh mirë. Nëqoftëse ato që shkruhen aty janë të sakta- sipas njohuritë e tua, atëhere merre!’’ Që atëhere më është bërë zakon që çdo rrëfim, çdo reportazh, çdo rrëfim historik apo gjeografik ta krahasoj me atë që unë njoh për këtë. Sigurisht gjatë këtyre viteve të gjata jam ndeshur me shumë të pavërteta, gënjeshtra dhe rrëfime absursde për ato gjëra që unë njoh, gjë që më ka bërë të jem shumë i përmbajtur, madje shumë herë dyshoj për ato që shoh e dëgjoj, sidomos për ato që nuk janë të njohurisë sime. Për Voskopojën,psh, fshatin-qytetin tim të rinisë (besoj se jam njohës i mirë i historikut të saj) kam lexuar e dëgjuar kaq gënjeshtra absurde por kjo më bën të buzëqesh me ironi. Ose dhe të zëmërohem! Por me qënëse në kohn e tashmë nuk kemi më enciklopedi në letër, rolin e ‘’Informimit ‘’ e ka marrë interneti por dihet se ky mjet informimi është hapur për çdo gënjeshtër ‘’fake news’’ dhe për çdo marrëzi..

Thoshim në kohën e diktaturës se informimi ishte i kufizuar i drejtuar dhe i kontrolluar por dashje pa dashje e pranojmë se keqinformimi dhe gënjeshtra nuk kishin arritur në nivelin e sotëm e internetit. Për Voskpojën psh. janë shkruar me mijra shkrime dhe artikuj, janë xhiruar disa filma ku është paraqitur historiku i këtij qytetitt shumë herë në mënyre objektive dhe herë të tjera-në të shumtat- është paraqitur e shtrrëmbëruar, e shëmtuar nga njerëz keqdashës ose dhe injorantë. Sigurisht nuk do të komentojmë këtu botimet keqdashëse e të huajve dhe të shovinistëve ë ndryshëm, se janë të njohura dhe aspak objektive të vërteta, por do të përqëndrohemi tek botimet shqiptare që shumë herë u a kalojnë dhe atyre shovinistëve antishqiptarë. Para disa viteve kisha ‘’kritikuar’’ një libër të shkrimtarit Ben Blushit që mirrej me Voskopojën pa e njohur Voskopojën (nuk besova se e kishte bërë me qëllim) dhe titulli i shkrimit ishte: ‘’Ben Blushi është voskopojar?’’ dhe sigurisht nuk mora asnjë përgjigje nga shkrimtari shëtitës i kohëve të fundit. Por kjo pak më brengos. Madje e kisha harruar atë histori...dhe kur je ‘’personalitet’’ (ose VIP si quhen kohët e fundit) pak të bezdis kritika e një emigrantit të panjohur dhe të herëshme. Sigurisht se ka mendime dhe shkrime studimore shumë të mira për Voskopojën ndonse për objektivitetin e tyre në shumë raste lënë për të dëshiruar. Sidoqoftë nuk kanë munguar dhe qyfyret dhe këtu me një nga këto qyfyret ose budallallëkun e televizionit shqiptar...(vërtet sa stacione televizive ka Shqipëria?)

Kisha hyrë në Yootube për të ndjeku si çdo ditë emisionin ‘’Fiks fare’’ (mjerisht edhe ky program ka njëfarë rënie kohët e fundit! Miku Filip Çakuli do të dijë ta përmirësojë edhe njëherë...) kur pashë anës njoftimin i televizionit ‘’ORA NEWS’’ (ekziston ky stacion?) ku bëhej fjalë për Voskopojën...madje njoftonte se dikur na paskesh 35.000 banorë!Si kështu pyeta veten? Dhe menjëherë vendosa të lexoj ose më mirë të ndjek ‘’reportazhin‘’ për Voskopojën time. (Ç’e doja? Dhe unë nuk rri në punën time...!!!) Që në fillim pra na paraqitën dy të rinj, një vajzë model dhe një i ri me pantallona të shkurtëra dhe me mjekërr. Janë ‘’moderatorë’’na thanë dhe unë nuk e kuptoj se çdo të thotë ky emërtim. Nejse-kur do të thoshte dhe turku! Nuk çalon gomari nga veshët! Që të dy të rinjtë me mikrofon folën për ‘’zhvillimet’’ e fundit të Voskopojës, për turistët që e vizitojnë, për hotele dhe për tavernat që janë hapur aty. Këto i thoshin pa treguar ndonjë pamje,pastaj vajza model, ose moderatore u zhduk (ndoshta paraqitja bëhej nga Tirana,mendova!) dhe na mbeti i riu e pantallona të shkurtëra (Në Voskopojë o zot!) dhe me mikrofonin në dorë të na paraqesë Voskopojën! Na treguan disa pamje nga rrugët me kalldrem krejt të shkretuara- nuk dukej asnjë njeri, asnjë kafshë, dhe disa shtëpi anash të vjetra dhe të shkretuara dhe ky, ‘’moderatori’’, nisi të flasë, ose të llomotisë për Voskopojën : Dukej se donte të fiste për historinë dhe na lëshoi margaritarin e parë : ‘’Voskopoja-tha- u themelua në vitin ...1930! dhe kishte 35.000 banorë!’’ (Po pashë Musafin!) dhe pastaj vazhdoi : ‘’ Ajo banohej nga shqiptarë, grekë dhe...rumunë!’’ (sic!)...Pastaj: ‘’Ajo (Voskopoja de!) u dogj për herë të parë në shekullin shtatëmbëdhjetë nga Ali Pasha Tepelena!’’ Pastaj duke ecur me mikrofonin në dorë dhe me pantallona të shkurtra, vazhdoi të llomotisë për shtypshkronjën, për akademinë e më the të thashë! E vërteta: Është e kotë të flasim se kur u themelua Voskopoja..Por historianët flasin për 50.000 deri 72.000 (sipas ebciklopedisë greke!) por kjo pak rëndësi ka. Voskopoja nuk u banua kurrë nga shqiptarët, grekët dhe rumunët! Voskopoja kishte ngahera banorë vllehë (këta quan ai...rumunë!) dhe nuk kishte as shqiptarë as edhe grekë.Megjithse perreth kishte fshatra shqiptare, bashkëjetonin në harmoni të plotë. Për herë të parë u dogj nga banda të ndryshme kusarësh dhe kurrsesi nga Ali Pasha Tepelena! Herën e dytë u dogj nga bandat e Sali Butkës në vitin 1916... dhe së fundi u rrafshua nga bombardimet e nazifashistëve... Por le të ndjekim më tej...moderatorin. Si përshkoi mjaft rrugët e shkretuara, më në fund gjeti banorin e parë..që e quajti Nënë Maria! Ishte një plakë që duhej t’i kishte kaluar të 80-tat e veshur me të zeza...dhe këtu i riu me pantallona të shkurtra donte të informohej për jetën në Voskopojë... Prisnim ta pyeste për jetën dhe historikun e Voskopojës, por ai na e hodhi qerratai! E pyeti Nënë Marien në se ishte martuar me....dashuri dhe nëse e kishte dashuruar bashkëshortin e saj !!! Ç’t’i thuash pastaj? Një bravo e meriton!...

Pastaj takon mikun tonë të vjetër,me të cilin kemi pasur-dhe kemi-lidhje familjare...priftin e mirënjohur Thoma Samara. Mirë,me Thomanë-që i paçim uratën- kemi pasur qyfyre edhe në të kaluarën dhe unë prisja të dëgjoja pyetjet! Thomai i shkretë ishte në rregull-u përpoq të përgënjeshtrojë ‘’moderatorin’’ se Vosopojën e paskësh djegur Ali Tepelena-por këto pak i interesonin mbajtësit të mikrofonit. Ai donte të shikonte kishën e Shën Kollit-një kishë menjimënd historike për pikturat e David Selenicës që ka brënda, Por këto nuk kishin asnjë rëndësi për moderatoin tonë... Na tregoi kambanarionë dhe disa mure të rrënuara dhe pastaj kërkoi nga Thomai (që i paçim edhe njëherë uratën!!) të mësojë se kush ishe ky shën Nikolla..Sigurisht prifti i befasuar diçka murmuriti për historikun e shënjtorit (thua se e dinte dhe ai i shkreti!) ndërsa moderatori vazhdoi të llomotisë monologun e tij...Këtu mbaroi -jo,jo,-tregoi dhe një magazinë me barna mjekësore që shërojnë të gjitha sëmundjet-që nga kanceri e Covid 19 deri tek budallallëkun e gazetarit!

Këtu televizioni ‘’Ora News’’ i lau hesapet me Voskopojën dhe këtë na e njoftoi vajza modele që u rishfaq në ekran!. Dhe unë naivi që doja të mësoja për Voskopojën time-në fund të fundit le të tregonte hotelet dhe tavernat ku po piqej mishi,por jo, asgjë. Kishte treguar Nënën Marie dhe priftin Thoma akoma dhe shitësin e barnave mediciale! Kjo qënka Voskopoja?pyeta unë veten. Lëre se ç’do të kenë ,mësuar ndjekësit e panjohur që shpresonin dikur të shkonin në Voskopojë! Turp të kenë ata që paraqesin programe të tilla pa asnjë bazë realitet! Turp, turp! Edhe unë ndihem i turpëruar që e ndoqa këtë video qesharak.

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 14 shtator 2022.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page