top of page

Vlerësime ndaj angazhimeve profesionale


Vlerësime ndaj angazhimeve profesionale


Ja dhe fjalët e tjera që përcjellin mesazhin e qartë të një pune të shkëlqyer e të vlerësuar nga kompanie shqiptare „Big Boss Services UK Ltd“, fjalë që vijnë nga menaxhmenti drejtues i institucionit në zë në Britaninë e Madhe, për të cilën kompania e drejtuar nga Gazmend Cufaj ishte e kontraktuar për punën e duhur. Është si të thuash më në fund, lajmi i mirë që pritej është në këtë mesazh vlerësues nga drejtuesit e Kishës Metodiste në East Finchley. Kjo është dita që gëzon të gjithë ata specialistë që angazhoi zoti Cufaj, vetja e tij si drejtues e specialist që i qëndroi në kokë punës, dhe kjo është vërtetë si dita e një vlere të merituar, në punën e kryer me zemër e profesionalizëm. E në gjithë këtë mesazh të bukur që lavdëron publikisht kompaninë thuhet se ka të ngjarë që "ju të ndjeni një gamë të gjerë emocionesh në këtë ditë, nga nervozizmi në padurim, por nuk mund të mohohet eksitimi që vjen me një tranzicion të tillë jetësor", pasi "ju e meritoni këtë mesazh që mbështetet në punën tuaj profesionale, dhe në atë që lidhet edhe me ndriçimin perfekt".


Nga ana tjetër duket se thuhet „Mbani të njëjtën energji ndërsa shkoni në punë“ pasi angazhime dhe përkushtime të tilla ju sjellin vlerat dhe aftësita tuaja perfekte për një ditë të mbarë, motivuese dhe frymëzuese. Ndaj jo më kot në këtë pikë Theodore Roosevelt do të thoshte „Larg dhe larg çmimi më i mirë që jeta mund të ofrojë është mundësia për të punuar shumë në punën që ia vlen të bëhet.“

Drejt është kur vetë drejtuesi i kësaj kompanie Gazmend Cufaj shprehet se „Unë ende shqetësohem sa herë që filloj një punë të re! Më pëlqen - të bëj atë që ndjej, dhe të ndihem i gjallë në angazhime gjithnjë të reja.“ Dhe suksesi vjen pasi Cufaj gjithnjë u thotë punonjësve të vetë se në çdo punë që bëni, ju duhet të rrisni lojën tuaj të angazhimit. Pra kuptohet si "Ambicia ime është që të bëhem gjithnjë e më i mirë çdo punë që bëni, nuk duhet të ndaloni kurrë përpjekjen për t'u përmirësuar." Ose, ndryshe Ju duhet t'i mësoni vetes gjëra të reja të reja, nuk mendoj se i mësoni domosdoshmërisht nga njerëzit e tjerë, sepse keni stilin tuaj të të bërit të gjërave, por shpresoj se do të përmirësoheni gjithnjë duke qenë mjeshtra të angazhimeve profesionale.

114 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page