top of page

Vladimir Muça: VARGOJT

VARGOJT

 

(Kjo poezi e shkruar vite më parë por që është shumë aktuale dhe sot kur dy të çmendur kërkojnë të sjellin rendin e "ri" botërorë, perandoritë e reja sllavopronare.)

 

 

VARGOJT

Këtu ishin indigjenët dikur,

Dikur, në një botë te re.

Po ato hekura, po ai burg

Qëndron akoma atje.

 

I mblodhën nga anë e botës,

Gjithë ngjyrat anë e mbanë;

Një gjuhë kanë të përbashkët,

Vargojt të përbashkët kanë.

 

Këtu rrethuar në Guantanamo,

Të ftohtë, as vapë nuk ndjej,

Vargojt më kanë lënë kallo

Në duar, në mëndje, në dej.

 

Hekuri i qelisë më ngjan

Si galerë që qiellin çan,

Muzg i dimërit dridhet

Si flakë mehiti, që larg.

 

Aromat e botës vijnë

Nga qytetet si në shkretëti;

Aronat e lulëve, të guzhinës

Me erën e gjakut jan përzi.

 

Dritën ëndërrojmë në kët' lubi,

Heshtja ka rënë ngado:

Po të duash këndo me sy,

Me sy o shok këndo.

Gardianët këngës ja marrin,

Kënga e tyre ndalet nër pullaze;

Ne lidhur këmbë e duar

Vërtitemi, vërtitemi në ec e jake.

 

Sa më ka marrë malli për rrugët,

Këtu, nuk e di pse po rri...

Për shëtitjet më ka marrë malli,

Për lulet, aromën nën qershi.

 

Këtu, ditët i mas me minuta,

Me vuajtje e dhimbje qëndroj,

Çdo gjë me sy e nguta,

Me su ditët s'i shkurtoj.

 

Këtu nata s'është më natë,

Dhe qielli s'është i ndritur;

Të burgosur endemi si ngaherë

Në hambarë galerash drobitur.

 

Këtu loti s'është më lot

Me shijen e tijë të kripur,

Në trishtimin tim nga mot

Kallo vargojt kan ngritur.

 

Guantanamo u bëre qivur,

Po ato tela , po ato vargoj

Si indigjenët shekuj dikurë,

Me kallo prangash vajtoj.

 

Rreth globit, pranë vatrave,

Diku fshatrave, qytetëve tona,

Nën dritë të zbehtë dritarëve

Mes dhimbjeve nënat tona.

 

Në të kremtet e përmoçme,

Pranë tingujve të kambanave,

Me një psheretimë të fuqishme

Shungullon zëri i nënave tona.

 

Kallo në trup vargojt më bënë,

Në mbresat e ditëve të shkuar,

Unë sytë ngre drejt agimëve:

- Me mijëra grushte bashkuar.

 

Veç kështu që moti galerat,

Do treten në fundin e thellësive:

Atëherë do të pushtojë dherat

Dielli i zjarrtë i lirive.

1 Comment


Fatmir Terziu
4 hours ago

Një poezi me ngarkesë të fortë etike dhe historike, “Vargojt” e Vladimir Muçës ndërton një metaforë universale të robërisë moderne, ku Guantanamo shndërrohet në simbol të përhershëm të dhunës mbi lirinë njerëzore. Gjuha e drejtpërdrejtë, imagjinata e errët dhe përsëritja e motivit të vargojve krijojnë një ritëm tronditës, që lidh fatin individual me tragjedinë kolektive. Poezia nuk është vetëm dëshmi, por edhe akt akuze dhe qëndrese, duke e bërë tekstin aktual dhe paralajmërues në një botë ku format e reja të perandorive riprodhojnë skema të vjetra shtypjeje.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page