top of page

Vladimir Muça: TJETËR IKJE



U përgjumën nga lodhja e gjatë

Shikimet nën rrezet e mëngjesit.

Shpresa si një Gorgonë

Mbi shtjellën e helikave

Zgjati kryet,

Helika e tragetit copëzonte ndër shtjella

Mendimet në ikje.

 

Bagazhet, Kujtimet, ndarjet

U mbytën nga sirena

Në orën e nisjes;

Në dhomë strukur,

Nën nina nanën e dyzimëve

Humbëm në botën e ëndërrimëve.

 

Ah, sikur të dëgjoja

Rënkimin e bagazheve, kujtimëve,

Në këtë ikje;

Zhytur në shtëllungat e tymtarit,

Shkumën e vorbullave

Zgjatur si dorë e shtrirë

Drejt vendlindjes!...

 

Relike do mbetet ajo ikje

Mbi një gazetë të vjetër,

Mbi bankinën e molit,

Mbi pemët e thara,

Tokat djerrë të vendlindjes;

Shkëmbin e bërë nga malli

 zhurë,

Në fytyrën e nipërve,

Të dashurve

Që sdo i njohim më kurrë.

Σχόλια


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page