Vladimir Muça: ROLI I KOMPONENTËVE ARTISTIKË TË NATYRËS NË POEZI

Disa refleksione mbi vëllimin poetik "Zërat e ndjenjave"të Basir Bushkashit botim i ADA-s Tiranë 2026
Githmonë, nër biseda mes krijuesish, Basir Bushkashin e kam konsideruar si një poet i veçantë, lirik natyralist.
Natyralist në universialitetin e tijë krijues. Natyra me tërësinë e sajë është magjeja ku ai "gatuan" brumin e poezive të tija.
Ta konsiderojsh natyrën komponent artistik është një vlerë shum e shtuar artistike, sepse, natyralizimi i prurjeve moderne nga estetikat botërore, e udhëzon poetin që të krijojë një produkt poetik të përveçëm, bio-matjan, të pa ngjashëm me askënd.
Autori elementët e natyrës i sjell në poezitë e tija si distributorë artistik të ndjesive njerëzore, si një bashkëjetesë e poetit, njeriut me natyrën, sikundër në poezinë ekzistencialiste "Mallkimi i pyllit" ku:
"Ku t'ishte druri
Më i mirë,
Ai, pamëshirshëm,
E priste në pyllë...
...Me paterica
E shoh në qytet:
Mallkimi i pyllit
Thua po e ndjek...?!
Apo poezia që flet për absurdin e sotëm në marëdhëniet mes njeriut dhe vendlindjes, ku në poezinë "Kodrave të vendlindjes"
"Pa zëra njerëzish,
Heshtjes i rrethuar,
Dhe këngët e zogjve
Sikur kan munguar"
Për Bushkashin, natyra rrugëton poetikisht si një personazh, si një domosdoshmëri estetike e vargut, strofës, poezisë.

Duke "brumëzuar" poezitë e tijë në këtë universialitet natyrorë, sigurisht ai ka rendur në rrugëtimin e një sentence të Wollt Uitmanit i cili definon: "Nëse kërkon të gjeshë të bukurën mos ngarend, por shihe ate, e ke tek e thjeshta, para syve" Dhe pikërisht është kjo madhështi e të thjeshtës që "brumëzon" poezinë e Basirit.
Për poetin, poezia nuk qëndron në aksesin e ndryshimëve, apo të zhvillimëve, por ajo vjen dhe si një lojë shpirti, mjet njohjeje, angazhim sociologjik, vjen si diçka hyjnore, zotërim natyrorë, apo kontroll i shpërthimit të ndjesive njerëzore.
Në rrugëtimin e tijë poeti Basir Bushkashi, nga krijimtaria e mëparëshme, por edhe në këtë produkt poetik, udhëhiqet nga një sentencë estete: "...arti i të shkruarit është arti i të shkurtuarit"
Edhe në vëllimin "Zërat e ndjenjave..." poezia e ka shtëpinë në qënien e poetit, ngritur me mure të natyrës, të biodiversitetit, me shum dritë, mendim, lutje për njeriun e çiltërt, i cili di të gëzojë, por di dhe të vuajë nga kontaminimi i shoqërisë, që e përjeton.
Ndaj lirikat vinë të çiltërta, pa ngarkesa kozmogonike të një figuracioni shtijak e euforik. Vargu vjen rrjedhshëm, këngëzues, i natyrshëm, me ngjyrësinë e figurave artistike, duke i dhënë motivit poetik madhështinë artistike.
Në librin "Zërat e ndjenjave..." gati 50 përqind e poezive, e zënë poezitë e shkurtëra, të cilat për të qenë më i saktë, do i quaja trille poetike të plotëruara me ide, mendim, dhe mesazhe. Nuk i fus në kategorinë e tercinave, sepse ato kanë në vetvete një rrebelim metrik, vinë siç ja ka diktuar gjuha e shpirtit krijues, duke prevaluar në fund me një gong poetik, ku refkektohet esenca e mesazhit që poeti përcjell tek lexuesi.
Trilli poetik në këto poezi, vjen si një gjetje konçize e një shpirti, i cili nuk meton më shumë se sa i thotë gjuha e mendësisë krijuese. Këto poezi me një gong poetik fundorë, vinë si personalizim i poezisë ku:
"Krejt, rastësisht,
Ti, ëmbël
Më pe...
Qiejve
T'syve t'mi
Si hënëz e re"
Në poezitë e këtij vëllimi, sa natyralist aq dhe filozofik, në konceptimin filozofik të jetës, gjen zbatim estetik dhe një sentencë e kritikut Robert Bauers i cili thotë: "Poeti Edeart Hirsch ka shkruar se ajo (muza V.M.) ndryshon midis të përkohëshmes dhe të përjetëshmes, se poeti është një kërkues, një kremtues në kërkim të hyjnores, të pandryshueshmes, absolutes" (Robert Bauers "Rrëfimi për të vajtuar fatin e muzave")
Nga vëllimi i parë gjer në vëllimin e njëzetë Basir Bushkashi nuk është ndalur në ate kopështin e tijë poetik, së qëmtuari madhështinë e të thjeshtës, brenda së cilës ai ka kultivuar hyjnoren poezi.
Përmes kësaj lidhjeje, të njeriut me natyrën, lindin dhe alternativat poetike, siç janë poezia sociale dhe ekzistencislizmi, si dy impute artistik, të cilat e plotësojnë këtë universialitet. Poezia sociale dhe natyra të lidhura ngushtë "besa besë". Kur humb ky bashkëveprim, kjo lidhje e ndërsjelltë, çdo gjë vdes, si në poezinë "Çerdhja e braktisur" ku:
"Një çerdhe e braktisur,
Pemës në një majë,
Vetmon e heshtur
Pa zogjtë e sajë"
Poezitë vinë si impresione të sinqerta jetësimi, ekzistenciale, endur bukur në avlamendin e një shpirti krijues. Gjithçka vjen me impresione ekzistencialiste të një jete lëvizëse, jo vetëm në vendlindje, por në mbarë botën, plot vrullë e gjallëri, ku socialpoezia në poezinë "Kohë moderne" me ekstraktet e sajë poetik rrugëton bashkë me poetin.
Në ato poezi unë gjeta dhe rrugëtimet, hapsirat e mija, si një kujtesë poetike; u ndjeva bash si poeti. Dhe kur lexuesi identifikohet me krijuesin, është gjetja dhe arritja më e përkryer artistike, si në poezinë "Mes iranianëve" ku:
"E unë, në mendime,
Ndër vete thashë:
Sikur, gjithë popujt,
Të kërcenin bashkë."

Me poezitë e tija Basiri nuk është vetëm një shëtitës i gjithë vendit të tijë, me Gowes-tin e tijë poetik ai ka hyrë në Europë më parë se qeveritë. Kjo presupozon dhe misionin e artit shkrimorë, i cili i paraprin zhvillimit sociologjik, kulturorë, njohës, kontributorë në një shoqëri në arenë botërore.
Në këtë vëllim, autori dallohet dhe për lidhjet, sinqeritetin, dashamirësinë, mirësinë që tregon në marëdhëniet me shokët e miqtë, figurat emblematike të kulturës botërore, të mishëruar në pavdeksi poetike përmes poezive portrete.
Me poezinë portret "Zhuljeta", në këtë vëllim, autori ka dijtë të përzgjedhë detajet nga më jetësoret. Portretet poetikë, të detajuara me daltën e shpirtit lëvizin njëkohësisht në tre dimensione, si një kinematikë tredinensionale, duke mbushur shpirtin e personazhëve me frymën e poetit, me jetë e gjallëri, pamvarësisht në jetojnë apo jo në këtë botë bashkë me poetin, apo janë në amëdhim.
Me të drejtën time, mund të them, se poezia e detajeve të jetës, poetizimin e përditshmërisë autori nuk poetizon detajet, por përkundrazi, nga supstanca e detajëve, nga imputet artistik të natyrës, nxjerr frymën poetike në formatin e metaforës, alegorisë, simbolit, në parabola jetësorë.
Tetor 2026








Comments