Vladimir Muça: NJË ROMAN SI PEDAGOGJI DIDAKTIKE E NJË JETE
- Feb 21
- 5 min read

Vladimir Muça:
NJË ROMAN SI PEDAGOGJI DIDAKTIKE E NJË JETE
(Disa vëzhgime mbi romanin biografik "Çili"(besniku i zemrës)të autorit Hasan Shahini )
Në prozën e sotme bashkëkohore, sipas një sentence të Luis Borgesit : "Jeta i ngjet letërsisë". Një përfaqësues tipik i letrarizimit të këtij mendimi estet është dhe romani biografik "Çili"( besniku i zemrës) i shkrimtarit shumëplanesh Hasan Shahini. Narrativa e këtij romani, në artin letrarë, vjen si funksion i kujtesave njerëzore, ku, nga dimensioni individual, simbolizohet dimensioni kolektiv. Në këtë vepër autori, përmes figurave artistike dhe vjeljes të imputëve artistikë të natyrës, na jep të përfaqësuar në një përmbajtësi arealin e vendlindjes Trebishtin, ku kujtesa e kaluar vjen e jetësuar në të sotmen, përmes një raporti ekzistencial të qenësisë njerëzore. Stili dhe estetika e këtij romani dallohet nga përdorimi me shumi i paralelizmit figurativ. Ta konsiderojsh natyrën, me imputet e saja artistike komponent në narrativë, dhe pjesë e domosdoshme të rrëfimit ke bërë art. Areali i përjetuar, me bukuritë dhe antraksionin e tijë është majaja me të cilën autori ka brumëzuar këtë prozë, sa jetësore, aq dhe ekzistenciale ku: "...po më vjen çudi dhe inat pse më ikët kaq shpejt në mëngjes, porsi era e Veternikut, këtu përballë kufirit, dhe nuk ju pashë dot." Në këto kontekste, në linjën narrative të romanit, Hasan Shahini artikulon një përvojë, duke e tejkaluar klasikën biografike, duke na sjellë një vetëvete narrative, e cila vjen si një përbashkësi e supstancave të ndryshme kohore. Personazhi autorë, në këtë narrativë, lëviz përmes shumë personazhëve, ku rrëfimi nuk ka si qëllim të dokumentojë një sagë jetësore, por të premovojë vlerat që e formëzojnë ate, duke e shndruar jetësimin në një akt të filozofisë sociale, jo vetëm si komoditet social, por duke pfaqur horizonte interpretimi.

Autori i jep lexuesit një kontekst shoqërorë të një biografie të letrarizuar. Kjo e përbashkon tekstin si në përmbajtje, në ritëm prozadorik dhe simbolikave, përmes ngarkesave emocionale, të cilat lindin përmes marëdhanieve të dëlira, mes personazhit autor, Çilit, dhe personazhëve të tjerë planetarë. Hasani rikujton ato çaste jetësore, të cilat kanë lënë gjurmë të pa shlyera në jetën e tijë. Vlen të përmendet se autori zotëron një kujtesë të hekurt, trioruar në botimet e mëparëshme publiçistike, ku detajet e hollësishme, mënyra e trajtimit të tyre, si " mballoma artistike" ja ka shtuar vlerat në nivele të veçanta origjinaliteti. "Çili"(besniku zemrës) vjen në letërsinë shqipe si një kujtesë historiko-fisnore, duke përqasur një sërë dukurishë të reja në ndërlidhjet narrative hibride të një arti romanorë biografik, ku në botën krijuese të autorit vjen një shtjellim artistik me besueshmëri ndaj zakonëve, traditave, etnokulturës, dhe shtjellimëve artistike të tyre. Të rrallë janë ata krijues, ku elementet biografikë personalizohen me art në krijimin prozadorik, ku personaliteti krijues vjen si zëdhënës i një jete, plot dramacitet në filozofinë e rrëfimëve. Fuqia e një narrative të tillë, qëndron në ate, se ato e kanë burimin krijues në krojet e një shpirti të dëlirë. Autori operon bukur përmes retrospektivave në supstanca të ndryshme kohore. Kjo retrospektivë vjen si gjerenatorë i të shkuarës, përmes një kuptimi të ri, në kohën e sotme. Ky pakt mbështetet në ato ide të reja, në të cilat autori rishkruan veten, përmes një vetëdije të tashme. Në këto kontekste, kujtesa biografike nuk është thjeshtë pasqyrim i realitetëve të dikurëshme, por ndërtimi i tijë në kapriata të reja estetike, të kohës sotme. Ky roman biografik, me sharmin e vet, mbart sensitivën e një pedagogjie jetësore, ku përmes një diskursi shoqërorë, jepen asosacionet jetësore në një areal të përjetuar. Në konceptin tim, romani është ndërtuar në një format mozaik, ku ngjarje, fenomene, përjetime, episode, vinë si të mëvehtësuara, por në përbashkësi kanë subjektivitetin e tyre, mes kufijve të një kujtese biografike, ku elementët irracionale dhe rracionalë e shndrojnë rrëfimin në një krijim letrarë epositik. Kjo lloj letërsie, plotëson boshllëqet që len historia, sepse historia evidenton faktet e një shoqërie,ndërsa një letërsi e tillë, e një biografie të letrarizuar, sjell jehonën dhe trandjet e marëdhënieve shoqërore. Në këto trandje, e marëdhënie mes njerëzve dhe arealit përjetues, ajo përbashkon zinxhirin e ndjesive dhe maredhënieve mes njerëzve. Për shkrimtarin Hasan Shahini filozofia e druvarit(njeriut prototip) dhe Cilit, nuk është thjeshtë një forcë bartëse, por ajo është zemra, forca e bashkuar që mban barrën, me durimin në rrugë që s'të falin gabime, ku njeriu dhe kafsha mbijetojnë vetëm kur respektojnë peshën e njeri tjetrit. Në heshtjen e pyllit Hasani dhe Çili kuptohen pa fjalë, me dashuri e respektim të njeri tjetrit. Djersa dhe frymëmarrja e tyre është në unison, në një ritëm të vetëm pune. Besnikëria dhe përkushtimi i Çilit, urtësia e gjyshit, i mësuan Hasanit se rruga më e vështirë kalohet, jo me nxitim, por me qëndrushmëri dhe mirësi të ndërsjelltë. Kjo i tejkalon reflekset e kondicionuara të Pavllovit. Ata vinë gati gati të barazvlefëshme me marëdhëniet e një malli mendimorë, ndjesishë nga më të dlirtat njerëzore. Një konceptim inovativ, sa real aq dhe ekzistencial i përjetimëve nga më të bukurat i një jete baritore. Në këto kontekste e ka bukurinë, mesazhet dhe fabula e bukur e Çilit dhe muahkës Skile si pendarë. Një dialog mes tyre, i thukët, ekspresiv, përmes një grotesku alla Shvejk. Një rol të veçantë në këtë roman kanë dhe futja e elementëve historik si dhe gjeografia historike. Futja e elementëve historik ja ka shtuar vlerën veprës, duke u bërë dhe një përçues i kujtesave historike në memorjen kombëtare. Përmes një kronologjie gjeografiko-historike, autori me shembuj konkret, jep verdiktin se si mund të kthehen në shqip toponimet sllavo-greke, vendosur mbi toponimet iliro-shqiptare, jo vetëm duke rivendosur të reja konform një gjykimi popullorë. Një karakteristikë e këtij romani është përdorimi me shumi i frazeologjizmave, të marra nga personalitete, nga ekstraktet e folkut popullorë, fjalëformime, krahinizma, të cilat e kanë zbukuruar goxha leksikun. Frazeologjiznat, siç i emërton esteti Umberto Eko "mballoma artistike" luajnë një rol të rëndësishëm si elenentë lidhës dhe gjenerues i narrativës, por, por, ato duhen përdorur në sasinë dhe vendin e duhur, siç rekomandon esteti Eko. Sidomos kur në shumë raste ata vinë të shoqëruara me barbarizma, jo vetëm të personazhëve, por dhe të autorit. Autori në mendimin tim, duhet të isht treguar më i kujdesëshëm ndaj tyre, si dhe eleminimin e disa përsëritjeve të frazave me të njejtin mendim e mesazh. Do të kishim në të tilla raste një polifoni konform rregulave estetike e leksike në prozadori. Me gjithë këtë, Hasan Shahini si një usta me namë trebishtjot, romani mbart, si ata gurët këndorë fabulën e mrekullueshme të Çilit, dialogjet ekspresive të Hasanit me Çilin, me gjyshin, Çili me mushkën Skile. Një dialog sa filozofik në trajtesa popullore, aq dhe pedagogjik, bazuar në urtësinë popullore, gërshetuar bukur në supstanca të ndryshme kohore. Përmes fabulisimos, dialogjëve, marëdhënieve familjare dhe shoqërore, ky roman biografik, në kuadrin e misionit që ka arti shkrimorë në zhvillimin e njeriut dhe të shoqërisë, shërben tek kexuesi si një pedagogji didaktike e një jete, në rrugëtimin e gjatë të sajë.Durrës Shkurt 2026. Vladimir Muça








Comments