Vladimir Muça: AKROKERAUNASE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 13h
- 1 min read

AKROKERAUNASE
Poseidoni* fryhet tallaz, rallaz,
Tutje larg malet Akrokeraune *;
Virgjili mbi Liburnë* thërret me mall
Mekenean* mbi pëlhurë ti ulet.
S'ish aspak perendi me mend,
Tutje thellë pikëroi sytë në dritë;
Deti mbi Liburnë në shtatë ballë,
Zotat e detit donin me e mbyt.
U dëgjua nga larg "Vajzë e valëve"
Virgjili u marros me këtë Çutërpi",
Në Akrokeraune shkrepi vetëtima,
Drita pushtoi dallgët brinjë në brinjë.
Ai, arratisur nga Romë e çlartume
Udhëtoi lehtas nëpër kët' dritë;
U ngjit në malet Akrokeraune,
Nga "Vajzë e valëve" mësoi meloditë.
*Akrokeraune:Mali Vetëtimës
* Liburnë: anije ilire
* Mekenea: muza e poezisë
* Çutërpia: zana muzikës
* Poseidoni: mbreti i detrave
IMPORT
Në arat e Kolzës
Erdhi fundvjeshta
Me të korrat e pa mbjellë.
Dimëri ia mbërriti hambarëve në uri,
Nga importi me trasoqeanik
Do sjellin mbetur stok,
Grurë kanadaje
Me siguri.
SPIJUNËT
Gjalluar mund ti ndeshim çdo
ditë
Nga dosjet e verdha mbetur;
Por mund ti kemi dhe nes nesh
Me sytë e verbuar, zemërmekur.
Ata vijnë mes nesh si polumbarë
Ledhatarë, ngrefosur në pafundësi,
Dhe kur janë imunë parlamentarë
Thellë, thellë në mëndje janë ditëzinj.
Nuk vijnë me kalëTroje në qytet
Por me Iks-pesa, BMV të zinj:
Apokalipset u lindin nga sytë
Me Ciberian, si demonë të rinj.
Ata i kemi në mesin tonë
Vegjetarë, amebë, që në lashtësi,
Dhe aherë kur i dimë të vdekur
Spijunët ringjallen përsëri.









Comments