top of page

Vladimir Muça: LODHJE MËRGIMI

Më gjykon gjyshi në perëndimin grinatë,

E rrezja e fundit më thotë lamtumirë,

Seç ma kërkon zemra nën hijen lofatë

Vendlindjen e braktisur si Shën Vladimir.


Pyllit të ëndrrave ngjitem përpjetë

Si fëmija dikur, me të çmendurin shpirt;

Në kroin e Gogajve, në Gogle internet

Me lot laj fytyrën, atdheun ngjiz.


Kafshoj lodhjen, mërzinë si askushi,

Shtyrë së koti me shpresë si nga mot;

Nga ylli në yllë çapitem si kukuthi,

Rri e mbaj vesh ikjen si në mort.


Gjithçka të dashur e kam lënë larg,

Vendlindja më ndjek në gjurmë rrëkeje,

Nga Suhë e Buretos, i gjallë si astrolab

Më gjykon gjyshi me zë prej rrufeje.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page