top of page

Vjollcë Berisha: Kishte mësuar të ëndërronte…

  • Jan 24, 2025
  • 1 min read


 

Asokohe ajo kishte mësuar vetëm të ëndërronte,

mëshira e tij prej burri e mbështillte

si ambalazh i metaltë

dhe s’e prekte se mos e zgjonte.

Ajo kishte mësuar të ëndërronte në këmbë

(atij se ç’i kujtonte fjala këmbë!)

Dikush si në një valixhe udhëtimi

kishte shkruar sipër saj “Gjëra të thyeshme!!!”

dhe ai e kishte kaq kujdes.

Asokohe ajo qe e vogël

dhe djalli s’e kishte dashnore.

Atij i shkrepte ta puthte… ta puthte…

e ajo zgjohej përbrenda

dhe rritej ngapak në çdo prekje

E kishte kujdes, e mbante ngrohtë.

Sa e urren sot trurin që e thithi të tërën

Sa i vjen keq që e humbi mes mendimesh të brishta,

Sa i vjen plasje që ajo u rrit.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page