top of page

“VIZA AMERIKANE….”



- Makthi i një historie të shqiptarit fatëkeq në “magjinë” e Amerikës, sipas rrëfimit të rrallë të Shefqet Mekos ku dramaciteti i personazhit Artan Pojani kthehet në poezi !...


NGA SPASSE THANASI


1. Mosdhënia e vizës, ëndërr e ndërprerë !...

Një pritje e gjatë

Me dalje dëshpëruese

Nga Ambasada e Kontinentit të madh

Në rrugën e Elbasanit

Artan Pojani ndjente trishtimin shpresë - humbur

Për fatin e vizës amerikane….


Me shikimin nga Bulevardi i madh

Sytë i mbetën të përhumbur

tek monumenti madhështor i Skëndërbeut

I kishte kthyer kurrizin

Shikimit të tij të ankthshëm

Siç e pat refuzuar edhe Amerika atë !....


- Pse nuk më dhanë vizën ?

- C’të kenë vallë me mua amerikanët ?

- Mos vallë u ngjaj me Ajshtajnin ?....

Vetëm numura dhe ekuacione

U kam mësuar nxënësve të mi !...


Si llavë vullkani

I ndizej zemra brenda vetes

Vështronte godinën simbol të Universitetit

Hidhte hapin poshtë nëpër bulevard

Në mendje i vinte thënia e një miku :

- “Italia e ndërtoi Tiranën

Dhe nga fshat e bëri qytet !....”


Atë refuzim vize

Artan Pojani e përjetoi thellë në shpirtë

I dukej ngatërrim dokumentash

Si ngatërrimi i bebeve në Matarnitet…


Vetëm zhurma e bletëve punëtore

Ishte simfonia e punës së tij

Mendimet i vrapojnë si të tërbuar

Si saga e një historie mes dy oqeaneve :

- “Me mua kanë gabuar rëndë

Më kanë pushkatuar në shpirtë!....”


Dhe çapitej kjo dramë si “gjynah i parrëfyer”

Cast tallës i bletarritësit me ambasadën

Dhe hidhte në mendje shënime të koduara

Si kodet e Da Vincit, që Bota

ende vret mendjen t’i dishifrojë…

Ëndërr e ndërprerë brutalisht

E quante ai mosdhënien e “VIZËS…”

Dhe përsëri bluante në mendje

Një kaos nostalgjik prej vitesh

“Amerika është magji e Zotit”


Si për çudi

Amerika i dukej gjithashtu

E largët, e ftohtë

Si xhandari ndërkombëtar i dikurshëm

Në mendje përsëri shpresa

“Do ta gjej rrugën time !”…


2. Rrëfimi i shqiptarit “pa dokumenta”….


I sinqertë e dëshpërues

Në rastin e denancuar në media

-“ Amerika u bë han me dy porta…”

U ndje fortë abuzimi me sinqeritetin perëndimor

Fjalimi alegorik i shqiptarit

I hyrë ilegalisht në Amerikë

Ngjalli kërshërinë gazetareske

Me të vërteta tronditëse për publikun

Lajme të dhimbshme e komente lemeritëse

Nga shqiptari i përhumbur mes frikës e shpresës

- “Drejtësia në Shqipëri mbetej një plakë

Që zvarritej e koruptohej

Në çdo qelizë të saj…..”

Artan Pojani nuk shihte asnjë shpresë

Asnjë dritë përtej erresirës së tunelit

Ku treni shqiptar i paskomunizmit

Ecte, ecte rrakatin….


Në atë sallë mediatike

Artan Pojani në Amerike

me një rrugëtim të mundimshëm

ishte thjeshtë njeri “pa dokumenta”

i jashtëligjshëm

Aty ku flitej për ligjin

E të drejtat e njeriut”…

Përball kishte gjithë Botën

Gjithë kombet anemban

Një rrebesh emocionesh pambarim!...

Fjala apo dollari ?

Ky ishte “fjalëkryqi” i ditës

Që e solli në Amerikë

Plot shpresa e sfida !....


3. Vizat, biznesi i parë….


Tronditja ishte si një tërmet

që ndihej deri në Uashington CD

Koha e vizave nga Gogo Perculla

si gjueti lepujsh

Pazar në ndarjen e rrushfeteve

ishte kasaforta e veçantë

nuk gjendej çelës për ta hapur….


Janë të gjithë njësoj

egërsira të parasë nën tavolinë

Mbi 200 milion dollar projekte

që fillonin nga disa qinda mijë

deri te shifra astronomike !....


Ishte krijuar një kod i heshtur

cili duhej të jepte pa lënë ‘gjurmë”

sa duhej “bakshishi” të ishte

i paverifikueshëm, i pakontrollueshëm…


Vetë tregu i lirë

kishte zhdërvjedhësi e menaxhim

Shqipëria një vend i Ballkanit

ku çdo gjë ishte kthyer në plaçkë tregu

si tezgat e dikurshme në Greqi

çelësi i suksesit tek bota e pafund e parasë

Siç thoshin matematikanët

“ Një plus një – bëjnë tre !....”

çdo gjë konvertohej në numra pafund

drejt infinitit të famshëm !....

Makthi kishte zbritur brenda tij

përplasja e madhe në Amerikë

Një shqiptar ilegal

kishte rrëfyer me zemëratë

te zyrtari i lartë i Emigracionit

pastaj….

kishte gjetur vdekjen në atdhe !?...

4. Shpirti i padritë !....

Tirana po buçiste

nga debate dhe ekspertiza analistësh

llafazanash të të gjitha ngjyrave

Tmerr dhe shpërthim fjalësh

nga më të padëgjuarat

në mediumet shqiptare

Tentativa vetëvrasëse e Artan Pojanit

kishte ndezur fantazi të çuditshme

nuk kishte më

as ideale, as ëndrra atdhetare

Djalli dhe Fati

sikur vallzonin brenda atij shpirti padritë!...


Leximi i Novelës“Viza Amerikane” më pluskoi, më ngacmoi mendimet, më trazoi njëkohësisht në shpirtë me një tragjedi që pothuajse e ka përjetuar çdo shqiptar !...Tregëtimi i vizave si “plackë tregu” si në çdo vend të Ballkanit,edhe në Shqipëri u bë një histori e trishtë, një fenomen korupsioni galopant që“shpërtheu” si tritol zyrat shtetërore, qeveritare dhe nënpunësit e ambasadave ku hallka e zinxhirit të korupsionit vazhdonte si një vagon treni pambarim…Këtë histori të Arjan Pojanit, viktimës së “vjedhjes së vizës”, autori brilant Shefqet Meko e ka ndarë midis Shqipërisë(Tiranës)dhe Amerikës (Uashington CD) në mënyrë tronditëse me “valën e korupsionit” që çante ujërat e Oqeanit dhe kthente “dinjitetin” e njeriut në para e dollar !...



 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page