Viti i Ri 2023
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 31, 2022
- 1 min read

Viti i Ri 2023
Vitet e fundit mund të,
Ose,
mund të mos kenë qenë vite të lehtë,
nëse,
nuk kanë qenë të lehta,
ju kanë mësuar se si,
të jesh e fortë.
E fortë je!
Bëjeni vitin 2023 vitin më të mirë
jeta juaj e deritanishme,
qoftë për Ju,
dhe vetëm një jetë e mirë,
për të gjithë,
për ata që janë të moshuar, apo edhe të rinj.
Le të shërohen plagët tuaja,
le të pranohet lutja juaj,
falja juaj,
bujaria juaj tashmë duket se u zgjerua,
dashuria jote nuk është mediokre
është e arsimuar.
Le të sqarohen dëshirat tuaja,
historitë e tua të patreguara,
thjesht si mit,
edhe ato të dëgjuara,
se ka mjaft kërkesa,
pasi mprehtësia juaj u rrit,
ju lehtësua ngarkesa.
Shih "egërsinë" tënde të përtërirë,
guximi yt u shtua,
frika juaj u shpërbë gjatë vitit
që u pasua
u tret me ne,
kështu të paktën sot, vetëm sot uro:
Gëzuar Vitin e Ri 2023-re!
Se Ti, se Ju, se të gjithë
e dimë kudo që na ke
me ne
E fortë je!
Pra, me ne je më mirë
moj "Fjala e Lirë" ...
Komentar