top of page

Virus në çdo gjë


Virus në çdo gjë

Astrit Lulushi


Çdo gjë përhapet, është në ajër. Njerëzit që e kapin atë, ndryshojnë veten dhe të tjerët. E vërteta është se të gjithë jemi të aftë për çdo gjë, të mirë a të keqe. Nuk duam të besojmë se është e vërtetë, por është. Nëse doni të mos prekeni nga të ftohurit ose gripi, si do të bënit? Do të qëndronit larg njerëzve me ftohje dhe rrufë.

Njeriu i mikluar në një rreth shtypës do të marrë medoemos zakonet e shtypësit. Nëse dëshironi humbjen e peshës, bëni të njëjtën gjë: kaloni kohë me njerëz që kanë humbur peshë. Është shumë më efektive sesa të përpiqesh ta bësh vetë, veçanërisht nëse askush rreth teje nuk e ka këtë sëmundje “Më thuaj se me cilin rri, të them se kush je”.

Nëse dëshironi që ekipi juaj të "kapë" rezultate cilësore, lëreni të stërvitet me ekipe që vazhdimisht prodhojnë cilësi. Kur doni të krijoni një zakon, mendoni se kush e ka, ndërveproni dhe "kapni" zakonin e tyre, sepse është shumë më vështirë që një zakon ta fillosh nga e para.

Shkenca zbulon se njeriu i transmeton zakonet si sëmundjet, ose shërimet.

Lënia e duhanit dhe humbja e peshës përhapen përmes rrjeteve si sëmundjet. Shumë ndryshime të tjera të sjelljes funksionojnë në mënyrë të ngjashme.

Nëse udhëhiqni, ju ndryshoni sjelljen tuaj dhe të të tjerëve, për mirë a keq.

Me fjalë të tjera, njeriu është qenie shoqërore dhe i përgjigjet sugjerimeve sociale. Përpjekja për të ndryshuar sjelljen vetëm përmes forcës së vullnetit, rrallëherë funksionon në plan afatgjatë. Vullneti jep. Sjellja e re ngjit, bëhet e natyrëshme.

Mendoni për sjelljet që keni tani. Ndoshta disa zakone që ju pëlqejnë janë marrë nga miqtë dhe bashkëmoshatarët, dhe pastaj ua kaluat të tjerëve. Ndërveproni me njerëzit me sjellje që dëshironi dhe mbani larg njerëzit me zakone që nuk dëshironi, dërgojini në karantinë, si dikur Cezari dërgonte gjeneralët e tij në Sarandë, pasi ktheheshin nga luftrat në vende të largëta ku mund të kishin marrë ndonjë virus. Ata pushonin në Sarandë, lloj eufemizëm për Karantinë.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page