Viron KONA: MURATI YNË I PAHARRUAR
- Mar 24, 2025
- 1 min read

Sot, më 23 mars 2025, Murat Gecaj do të ishte 85 vjeç
Jemi mbledhur sot ne shokë e miq,
Muratin e paharruar të nderojmë,
Muratin fjalë ëmbël dhe të dashur,
Mikun tonë të rrallë të kujtojmë.
Kaluan vite që s`e kemi mes nesh,
Gazetarin e publicistin e talentuar,
Por e kemi në zemra dhe n ‘biseda,
Njeriun shpirt bukur dhe të çmuar.
Çdo çast ai ishte në lëvizje për diku,
Për një artikull apo për një përurim,
Nxiste krijuesit, poetët e poeteshat,
Shkruante për ata me përkushtim.
Emrin, veprat, artikujt i ka në libra,
Për Shqipen dhe brengat e Kosovës,
Për trojet e mbetura jashtë kufijve,
Për gjuhën shqipe të diasporës.
Fjalë urtë, i dashur edhe i mençur,
Dhe sot nga diku Murati na shikon,
Po na pyet se çfarë kemi shkruar,
Dhe ndihmë t ‘pakursyer na ofron.
Ndiejmë se edhe sot e kemi këtu,
Me bashkëbisedat e këshillat e tij,
Me mijëra artikujt e tij plot vlerë,
Me librat humanë që s`i ka njeri.
Do t ‘donim t ‘ishim përsëri bashkë,
T ‘flisnim me të edhe të bisedonim,
T ‘buzëqeshnim, të bënim fotografi,
Mallin dhe respektin t`i tregonim.
Murati përherë do t ‘jetë mes nesh,
sot dhe sa kohë në jetë do të jemi,
portretin e tij të bukur, të sinqertë,
në zemrat tona, të artë do ta kemi.









Urime z. Viron. Vargje polot ndjesi për shokun, mikun dhe krijuesin Murat Gecaj. I meriton të gjitha nderime edhe pas kaq vitesh që është ndarë nga jeta. I përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij.,
Miqësisht dhe mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës.