Violina e Zeqir Sulkuqit
- Aug 1, 2023
- 1 min read

Violina e Zeqir Sulkuqit Nga Fatmir Terziu
Tek çesma e Parkut “Rinia”, te pishat dënesen gurgullima e shkumës së bardhë me radion e një shtëpie, dhe shishja plastike,
trupndrydhur,
në duart e një fëmije.
Anës Rrugës së lodhur të Stadiumit,
mbi asfalt, befas lëshohet një himn nga asfalti që vlon, përcjell në ajër shikimet e një vajze shkund, taka për merak!
Minifund!
Kofshët shkumë e gjallë Ulliri mbledh buzët,
rrënjët i bën gjerdan, sa vuan gjindja afër dhe pranë, e pastaj si një i dehur vallëzon me heshtjen matanë.
E bardha u bë dyshe në këtë grim, kërcehet Vallja e Nap'lonit në tym dhe sytë përhumben në astar të shekujve në rrjedhë të Shkumbinit,
poshtë tyre!
E çesmja rrjedh fine si violina e Zeqir Sulkuqit aty ku shkuma mijëra vjeçare ka të ngjarë, vallëzon dashurisht me Kashtën e Kumtrit.
Dashuria s’qenka vetëm gjë e rallë, por edhe muzikë e bardhë!
Elbasan më 1 Korrik 2021- 1 Gusht 2023








Comments