Vilhelme Vrana Haxhiraj: Do të zgjidhja Prof. dr. Isuf Luzaj...
- Jan 31
- 10 min read

I dashur Prof.dr, “Mjeshtër I Madh”, Fatmir Terziu!
Pyetësori Juaj është i mirëpërpiluar dhe besoj se ka zgjuar kureshtjen e intelektualëve. Duke ndjekur pyetjet, megjithëse është përgithsues, herë heë më dukej së më drjetohej muaose e ke përpiluar për jetën time! Ngjet me pyetjet e një konkursi?!Urime
Pyetësor nga „Fjala e Lirë“ në Londër dhe revista „Albanian Post“ që botohen në print në Mbretëri të Bashkuar nën drejtimin e Fatmir Terziut, ju ftojnë në këtë përfshirje:
*1. Nëse nuk do të duhej të flinit, çfarë do të bënit me kohën shtesë?
Unë personalisht do të meditoja një fragment letrar. Sa e sa novela e romane i kam nisur në netët e pagjumta.
3. Nëse do të mund të shndërronit ndonjë aktivitet në një sport olimpik, në çfarë do të kishit një shans të mirë për të fituar një medalje?
*Nuk do të vija shenjën e barazimit edhe pse sporti ka para dhe medalje,asgjë nuk më hynë në sy para letërsisë, e cila është burim i të gjitha degëve të artit dhe të filozofisë.
4. Cilin libër, shkrimtar shqiptar, grup muzikor, ose artist do të zgjidhnit kur nuk mund të zgjidhnit diçka për të dëgjuar?
*Do të zgjidhja Prof. dr. Isuf Luzaj, At Gjergj Fishtën,librat për fëmijë të Odhise Grillos, Fatmir Terziun,Ali Asllanin,Mitrush Kutelin,Petro Marko
he frazeologjinë e pa arritshme të Eshref Ymerit,etj.ose përpiloj ndonjë fragment episodik që ma sjell truri im i lodhur nga pagjumësia.Më pëlqen të dëjoj muzikën
e lehtë të Agim Prodanit dhe ndonjë këngë të bukur nga Arian Shehu, Gjirokastër, si dhe këngë të Himarës apo grupit të Dukatit.
5. Për cilën pyetje do të dëshironit më shumë të dinit përgjigjen?
*Për atë pyetje që do t’më ngacmonte për të gjurmur gjithçka të re shkencore të çdo fushë të jetës.Më shumë doja të dija arritjet universale të zhvillimit Njerëzor sipas epokave historike.
6. Çfarë ju intereson që shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar?
Njerëzit që ngelen me dijet e shkollës,që nuk kërkojnë nga vetja,nga zbulimet shncr,nga letërsia dhe artet,por janë indifrent ndaj çdo problemi historik,social dhe politik që po shkatërron kombin.
7. Për çfarë mund të bënit një prezantim 40-minutësh pa asnjë përgatitje?
*Mund të flas për vlerat letrare të vendit tim. Në këtë prezantim, do t’i mëshoja veçimit që i bëjnë letërsisë dhe artit të pas vitve ’90, mbeturinat e Realizmit socialist që e quajnë veten të paarritshëm. Unë si individ do të kërkoja ballafqimin mes tij dhe Realizmit Real që po dominon sot në letërsi dhe art. Do të hidhja poshtë me neverizëm të ashtuqujturën letërsi provinciale. Fajin e kanë politikat e ndyra dhe të mbrapshta që e ndajnë letërsinë në dy grupime kundërshtare. Asnjë nga autorët me emër të madh sot si Prof.dr. Fatmir Terziu. Akademik, Prof.dr. Eshref Ymeri e të tjerë, vlerat e të cilëve qëndrojnë në krye të Panteonit të kulturës kombëtare nuk zihen në gojë,por shpërfillen dhe anshkalohen.Për fat të keq,po të shohësh listat emërore të shkrimtarëve shqiptarë, të pas viteve ’90, të vitit 2003, nuk ka asnjë emër të kësaj periudhe. Ky është mohim dhe përgjegjësi e kritikës, e cila mungon si institucion.
8. Çfarë prisni më shumë në 10 vitet e ardhshme?
*Më vjen keq ,por e them me bindje,se nuk pres asgjë të mirë.Madje nuk pres të jetoj aq gjatë.Edhe fëmijët e mi do të jetojnë zhgënjimin,se si duken bathët Demokracia e vërtetë,nuk vjen poqese prona nuk shkon tek i zoti,pronari legjitimdhe po nuk u vendos shteti i pavarësisë dhe i të së drejtës ligjore,zhvillimi do të ngelet në regres.
9. Çfarë argëtimi do të dëshironit të fshinit nga mendja juaj në mënyrë që ta përjetonit për herë të parë përsëri?
*Çastet jo të këndshme,jo që nuk dua t’i kujtoj, por i kam fshirënga memorja. Brengat e jetës janë të shumta, por nuk ka asgjë më antinjerëzore, mëanti natyrale,kur nga arkivi i Kujtesës sjell 28 nëntor 1977,ndërsa Partia e Punës,festonte mes haresë duke tringëllitur gotat për ditën e Flamurit, fëmijët e mi (Vajza 11 vjç, kurse djali 3 vjeç i nxorën mes një shiu të ftohtë dhe thëllimi,se nuk ishin të denjë të banonin në pallat.
10. Cili titull libri, filmi e përshkruan më së miri jetën tuaj?
* Ai që më prek prek thellësisht në shpirt edhe sot ,është filmi “Vdekja e Kalit”. Regjisori duket sikur në atë libret përshkruan jetën e nënës sime.
11. Ku është vendi më i qetë ku keni qenë?
*Shqipëria jonë si ëndërr ka plot vende magjike ,por qetësinë që të jep Voskopoja e egër por e burkur si në përrallë,nuk ta jep asnjë vend tjetër. Qetësia nën shushërimën e gjetheve,pylli i dendur me drurë të lartë, ku nga burimi ka zanafillën ujëvara,liqenet akullnajorë të bjë tflursh mekrah ngjëlli.Eh si shijohet në lartësi mbi 1800 m,mes pyllit një drekë me mish qengji dhe birrat e ftohta,apo luleshtrydhet që të lënë pa mendë. Të shoqëron ëmbël si një ninullë gjysheje,simfonia pa nota muzikore,pa pentagram,e cila është kënga e jetës, e pakrahasueshme,është melodia e magjishme e natyrës së brishtë shqiptare.
12. Cilat janë disa gjëra nga të cilat ju është dashur të hiqni dorë?
*Kam paksuar kafen,nga 3-4 kafe në ditë, pi vetëm një në mëngjes për zgjimin nga përgjumja.Kjo për shkak të diagnozave të shumta. Kam lënë ecjen e gjatë prej 10 Km- 6-7 Km.Tani bëj 2 km ecje dhe vajtje- ardhje...Për shkak të mungesës së institucionve apo nivelit të teatrit që luhet,nuk i frekuentoj këto.Për fat të keq qyteti ynë që nuk e ndërroj me asnjë mrekulli të botës,është tjetërsuar, i mungon gjallëria,e cila ecën paralel me moshën time dhe të bashkëshortit tim,Fitimit që ishte artist i skenës,i koreografisë apo teatrit dhe aktrimit.
13. Për çfarë doni të dini më shumë?
*Dua të shoh para syve të mi një Shqipëri të bukur me një qytetërim bashkëkohor të realizuar, i cili reflekton në buzëqeshjet e qyetarëve, në gëzimin e fëmijve dhe në lumturinë e çdo familjeje,por fatkkqësisht në rrugë ndesh fytyra të lodhura, të ngrysura nga hallet që u kanë marrë frymën listat e borxheve nëpër dyqane. Njerëz që flasin me vete se kur do t’i shlyejnë këto borxhe?!Vallë kur do të jetojmë normal si e gjithë bota?!Një Zot e di.
14. Cila ishte aventura e fundit që bëtë?
*E vetmja aventurë e jetës simei ishte martesa në moshë rinore.E vetmja dhe e fundit, sepse të nisësh jetën me rrobat e trupit, pa para, pa punë dhe pa shtëpi,është marrëzi.Gjithsesi ne ia dolëm, ngritëm një familje model,me dy fëmijë të mrekullueshëm që na kanë nderuar. Prindërit tanë thoshnin: -Kush martohet shpejt,ngrihet shpejt nga gjumi dhe bëhet prind shpejt,është i fituar.
Pyetje disi personale për të njohur dikë. Këto pyetje janë të shkëlqyera nëse vërtet shkoni mirë me dikë që sapo keni takuar, ose nëse e keni njohur personin për një kohëdhe doni ta njihni më mirë.
1. Kur ishte hera e fundit që ndryshuat mendje/besim për diçka të rëndësishme?
*Atëherë kur fitova besimin e një fuqie të mbinatyrshme,jonjerëzore,tek Zoti. Shprehje të zakonshme të mijat kur ndodhem në udhëkryq, janë:- O Zot i Madh! O Perëndi e Madhe!
2. Kur u ndjetë vërtet "gjallë"?
*Vetëm kur kam shprehur përherë të parë me fjalë mendimet e mia të lira. Kjo ndodhi më 31 Mars 1992, kur në emër të Gruas Demokrate, si kryetare e LDGVlorë, përshëndeta fitoren e pluralizmit dhe fitoren e bujshme të PD,gjë që tregonte se njerëzve u kishte vajtur thika në palcë. E entusjazmuar nga Fitorja dhe Fjala e lirë;u shpreha; -Sot në këtë ditë të bukur Prof.Dr. Berisha,i pari President i Sqipërisë Demokratik,PD, ka ardhur të ngrejë flamurin e Skënderbeut, ashtu si Ismail Bej Vlora më 28 Nëntor 1912. Sepse nuk donin të flisja unë “NJË GRUA”, kryetari PD Vlorë B.Shaska dhe shefi politiki i saj V.Hamzaraj. Në krahun tim të majtë në Tribunën para Monumentit të Pavarësisë,ishte Z.Berisha,i cili tha:-Lëreni zonjën të flasë.Ndërkohë u dëgjua fjala e lirë e zërit tim.Botimi i librit të parë “Loti nuk ka faj”dhe botimi i gati 70 veprave të njëpasnjëshme në 29 vite krijimtari, në të gjitha gjinitë letrare, e forcoi lirinë time vetjake.
3. Kush është/ishte shoku/shoqja juaj më interesante?
* Shoku im më i mirë prej 64 vitesh është bashkëshorti im ,Fitim Haxhiraj,si dhe dy fëmijët e mi të paanshëm, Linda dhe Ladi.
Në 64 vite uji turbullohet,zihemi,debatojmë,pajtohmi, përqafohemi e duke i dhënë dorën njëri- tjetrit, ia kemi lënë kohës të gjykojë.Gjithesesi ishim ne që na u bënë fëmijët shumë të mirë,pa asnjë ves,Linda dhe Ladi, si dhe dy niprit,Ivo e Raini dhe mbesa, Bianca,të cilët kanë vazhduar rrugën e prindërve. Në ciklin e ulët e të mesëm në shkollën e parë shqipe në Vlorë, kam pasur një shoqe banke Suzana Hysi edhe në paralel në shkollën Pedagogjike, por largësia na takon rrallë.Sot kam një shoqe qysh kur u riktheva në arsim,1991-Lejla Gorishti, e cila u bë redaktore e krijimtarisë sime.
4. Çfarë rreziqesh ia vlen të merren kur shkruani?
*Janë problemet politike, social-ekonomike,psikologjike, si padrejtësia dhe drejtësia e bazuar në ligjet demokratike, e cila është e barabartë me lirinë e shpirtit, ose liria vetjake që kërkon një punë kolosale në ndërgjegjësimin e njerëzimit.Nuk më pëlqen të zë emra të përveçëm,por si rrymë apo faktorë ligjor denigrues.Tek e funidt edhe ligjet përpilohen nga njerëzit e jurisprudencës, të cilët duhet të jenë të zhveshur nga parimet apo idealet partiake.
5. Cila është këshilla më e mirë dhe më e keqe që keni marrë ndonjëherë?
*Njeriu në jetë merr lloj -lloj këshillash,me shumë nënkuptime,të këqija dhe të mira. Secilën prej tyre e dëgjoj pa kundërshtur, veçse e ruaj në arkivën e kujtesës, secila në xhepin e saj.Të mirën e kam paraysh çdo çast të jetës.Këtë e kam porosi nga Prof: Odhise Grillo, “Mjeshtër i Madh”
Vjeshta e parë 2002.Ndërsa shëtisnim në trotuar para teatrit “P. Marko”, ku zhvillohej Panairi i Librit 2002,Ai sapo kishte redaktuar Romanin tim “Ringjallur si Krishti”me një tematik tejet rrëqethëse të ditëve tona e papritur u shpeh:-Meqë kemi dhe redaktoren e librit Znj.Lejla Gorishti, me këtë roman ke filluar t’i ngjtësh shkallët e letërsisë vetë,nuk ke më nevojë për ndihmë. Maja ka plot,ngjitu veç me punë, vullnet dhe palodhshmëri arrin gjithçka.Letësia kërkon punë të kualifikuar.Më e dobishmja e gjithë këshillave është e Prof Odhise Grillos,i cili tha:”Për veprat e tua do flasin aq mirë sa do të të çojnë në qiell, po do të flasin edhe keq.Këto të dyja futi në labitrintet e shpirtit. Veç ti vazhdo siç e ke nisur!”Unë do të iki në Amerikë për 6 muj,por pasi të kem redaktuar romanin tuaj fantstiko-hisorik “Amanti i Arbërisë”.Në mars të 2003”Mjeshtër iMadh, Prof. Grillo u nda nga jeta. Librin e mori familja e tij.Marrëdhëniet me ta i mbajtëm Unë dhe bshëshorti vite të tëra deri sa vdiq Djali i tij i vetëm Kosta Grillo dhe gruaja e tij,zonjë e mrekullueshme,mjekja onkologe për fëmijë,Vangjelo Grillo.
6. Çfarë e bën një jetë të jetuar mirë?
*Jetën të mirë e bën niveli jetik-ekonomik,niveli arsimor, kulturor, bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca,mirënjohja,dashuria njerëzore dhe detyrat që i vë vetes secili për të qenë vetvetja, sa më realist në jetë, e cila është një udhërrëfyese dhe ndërkohë një shkollë jete deri në frymën e fundit, para së cilës ne ngelemi nxënës. Nëse problemet e shumta që na dalin papritur dhe pakujtuar, i lëmë rrugës së madhe apo në mëshirën e fatit,nuk je më njeri.Kjo është filozofia e jetës të cilën e përpilojmë ne, e provojmë,por dhe mësojmë shumë prej saj.
7. Cilat janë disa gjëra në të cilat jeni vërtet të mirë, por ndiheni disi të turpëruar që jeni të mirë në to?
*Korrektësia, besa, pavarësia nga askush dhe nga asnjë forcë politike. Çdo njeri mbështetet dhe bazohet në forcat e veta.Nëse je i arsimuar, ushtron profesionin dhe shikon punën tënde ndihesh i qetë dhe mirë me vetveten. Vendimet e mia janë të pakundërshtueshme e të patundshme.Nuk më vjen turp dhe ndiej përgjegjësi morale për gjithçka që bëj. Gjatë punës sime krijuese kam mbajtur qëndrim kritik mbi lojërat politike që po e shpërbëjnë Shqipërinë.Jam shprehur: -Çfarë u dinë politikanëve shqiptarë të huajtë që ua kanë futur këmbët në një këpucë?! Me shitjen e trojeve shqiptare, mosdhënia e pronave pronarëve lgjitim, kjo sjellë shpërbërjen e kombit ose shkombëtarizimin dhe një ditë do të thonë:-Na ishte njëherë Shqipëria!!!
*8. Cilat janë disa nga "rregullat" tuaja personale që nuk i shkelni kurrë gjatë shkrimit dhe krijimit?
Kam si rregull të mos u kundërvihem personave me emra të veçantë, me influlencë politike apo ekonomike de atyre të thjeshtë që qëndrojnë në krye të korrupsionit me të cilin si fenomen nuk pajtohem kurrë. Jam kundër padrejtësive për të cilat akuzoj rëndë Drejtësinë që është vënë në shërbim të drogës dhe parave të pista.Nuk e duroj dot molepsjen e politikës me korrupsionin, me llumin e shoqërisë së rrugës,që ka sjellë krime të rënda monstruoze për kombin.Më vret ndërgjegjja që nuk i zë emrat e krerëve të kësaj katrahure në gojë që po ndodh në vendin tonë.Por ja që ky është karakteri im i pandryshueshëm.
Pyetje shumë personale për të njohur dikë: Këto pyetje janë më shumë për njerëz qëtashmë i njihni mirë, por doni t'i njihni në një nivel më të thellë. Zgjodha vetëm disa për këtëkategori sepse shumica e pyetjeve që do të përdorni për të njohur dikë do të jenë në kategoritë e mëparshme.
1. Cila është vetërealizimi juaj më i habitshëm?
*E shkëputur prej 27vitesh nga profesioni im i mësimdhënies, edhe pse plotësoja të gjtha kriteret për të drejtën e ushtrimit të profesionit, pas diplomimit më 1975, nëvitin 1977, Zv/Krytari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit më tha:-Ti ke mbaruar shkëlqyshëm arsimin e lartë,por a je në gjendje të zhvillosh Luftën e Klasave?
-Unë e kam hequr mbi supe dhe e di se çfarë gjëme është, po atë ka se kush e bën. Ju keni armën e Sigurimit të Shtetit mjaft vigjilent.Me sinqeritetin që më karateizon,unë nuk kam nevojë të luftoj të tjerët.Nuk më shkon për shtat e as pçr fis spiunllëku.Pastaj kërkesën për t’u rifutur në arsim e bëri Dekanata e Historisë dhe jo unë,pasi e dija që isha përjashtuar nga arsimi qysh më 16 gusht 1967, me Revolucionin kulturor kinez,që u formulua në Kinë dhe gjeti zbatim në Shqipëri.
2. Çfarë i jep kuptim jetës suaj?
Jetës sime dhe të bashkëshortit i japin kënaqësi dhe lumturi fëmijët tanë, Linda dhe Ladi me fëmijët e tyre, Ivo 33vjeç, Bianka 23 vjeçe dhe Raini,13vjeç. Këtu pa harruar bashkëshortët e tyre që janë të pandashëm nga ne të moshuait. Ata më japin qetësinë e shpirtit dhe dëshirën në krijimtari.
Krijimtria letrare apo studimore, është ajo që plotëson ëndrrat e mia rinore të pa realizuara në kohë. Gjithsesi kurrë nuk është vonë për të bërë dhe për të thënë gjënë e duhur.
3. Cila gënjeshtër thoni më shpesh?
Unë jam një njeri që nuk gënjej dhe nuk ka asnjë arsye të gënjejë dikë që udhëhiqet nga sinqeriteti,e vërteta dhe e duhura për kohën.Po e mbyll me pak vargje të
poezisë sme “Ty Perëndi të adhuroj ”
Më kthe e më gjyko
e më thuaj ku kam gabuar,
po deshe mos më prano,
koha ka për t’na gjykuar!Vivra
Ps:Fituese e çmimit Kurora e Artë Ndërkombëtare “Gj.Kastrioti Skënderbeu”, në Chieri,- Kieri,Torino, Itali(18 prill,2009).
Faleminderit për Ju dhe Lexuesit,
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë,31.1. 2026








Comments