top of page

Viktimat numër një


Viktimat numër një

Nga Fatmir Terziu


Vazhduan të na qëllojnë si kuaj në këmbë,

përfundimisht na bënë të lutemi vetëm për zemrën.

Kaluam të gjithë në vetëkonsumim.

Çmimi mbeti akoma më i egër!

Tashmë,

shpejtësia e paranojës mbeti dhjetëfish mbi çdo emocion tjetër

nga brenda po ai zë,

na udhëton nëpër këtë botë me një makinë luksoze,

si asgjë,

të trishtur

një ngarkesë pa destinacion në të vërtetë.

Por çfarë kuptimi ka të mbetemi në një makinë të shtirur,

që mbyt vajin e vet?

Vazhdojnë të na ngasin tashmë si kuaj sende,

përfundimisht na bënë të mallkojmë veten pa zë,

në një guaskë ankthi dhe çuditshmërie ekstreme,

viktimat numër një.

105 views15 comments

15 Comments


Enver Memishaj

Poezi me ide. Fjale te vlefshme jane thene nga shume njeres e une u bashkangjitem ketyre komenteve te drejta.

Like

Timo Merkuri

Fjala Lire e di që është kënaqsi të lexosh shkrime dhe komente të tilla, e ndjen veten si pjesë aktive e një auditori të madh vizionar. Faleminderit Fatmir Terziu .

Like

Fjala Lire

Shpresa Fundo Gjergji e nderuar faleminderit. Megjithëse çështja e ekzistencës së ndryshimit në kuptimin evropian është jashtëzakonisht e diskutueshme, është tregues se në vitet në këtë tranzicion në letërsinë shqiptare, jo vetëm u vërejtën dukuri poetike që provokonin një analogji të tillë, por zbulojmë edhe veten e ardhshme, fjalë e natyrshme në situatën e sotme, kur krijimtaria e sotme shqiptare (e kaluar nga piketorja servilo-institucionale me shkas) kërkohet të bëhet sërrish fasadë për të shkuarën e dyshimtë. Pra, nga njëra anë, prania e një sfondi kritik "avangardë" (shfaqja e një korpusi metatekstual, krijimi i një konteksti teorizues) është në vetvete tregues i mishërimit të prirjeve letrare të përmendura në një fakt kulturor. Nga ana tjetër, është jashtëzakonisht e…

Like

Shpresa Fundo Gjergji

Eshte nje fatkeqsi kombetare! Kjo qe ndodh me intelektualet ne vendin tone e ka emrin dhune! Kjo kerkon gjunjezim, mpirje endrash, vrasje dhe vetvrasje mes ankthesh e deshperimit, shperfytyrime te trurit e inteligjences se vertete! Por, por.... kembet tona te coptuara do te na mbajne ne kembe me forcen e dhimbjes dhe adrenalines per te mbijetuar me dinjitet drejt ndryshimit! Ndryshimi eshte pjese e jetes... gjithkush i vrare e neperkembur duhet ta kerkoje ndryshimin qe te jetoje! Rilindje shpirterore thote miku yne Martiko! Ndryshimi thote profesori i Londres eshte domosdoshmeri jetsore! Ngarkesa eshte pjese e luftes per mbijetese! Ne thelb te poezise pyetja retorike "mbetemi ne nje makine te shtirur, qe mbyt vajin e vet" kerkon zgjidhje nga gjithkush…

Like

Kostandin Vogli

Pr. Fatmir lexova nje poezikuptimplote. Pengimet qe i kane bere popullit si kuajt duke i thyer kembet, por perseri nuk mund te kete ndryshim.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page