VIJ NGA BRIGJET E DAFINES


Ideal Serjani

Vijn nga Bregu i Detit ,

Jam nisur !

Dhe Ju ,me deren hapur,

Veshtroni nga rruga ,

Duke me pritur.

Gotat,tavolinat ,

I keni shtruar ,

Si per asnje tjeter !

Po ...si per miq te paharruar ,

Miq te mire te vjeter !

Une... nje tufe vjershash ,

Do t'ju bie.

T'jua mbjell ,

Ne tavolinen e zemres !

Vjersha,

Me dashuri perendie ,

Me bukurine ,

Dhe bujarine e nenes!

Nga Bregu i Madherishem i Detit ,

Vij!

Nga viset eremira te dafinave!

Vrapoj !

Sa me shpejt te arrij ,

Nga viset e violinave ,bilbilave!

Ja !...Erdha!...

Ne prehrin Tuaj te ngrohte !

Nje tufe vjershash,

I derdha me merak !

Dhe pastaj,nga zemra ,

Dua te vdes.

Si i lashti Maratonomak!

Une jam bir i Bregut te Detit ,

Nga ky vend me sa shume diell !

Nga ky vend me sa shume hene !

Ketu ,froni i kenges,me i larte se i Mbretit ,

Une jam biri i Bregut te Detit .

Jepi kenges nostalgjike, poet!

Mes basmes se kalter te Qiellit ,

Jepi kenges magjike ,o poet!

Jepi kenges...o kalores i kenges,poet!

Mes Rivieres se Arte te Diellit.

Dua te rrebelohem ne Rivieren time ,

Dua te çmendem ,te prehem,te rri.

Dua te dehem nga nje kenge gjeraqine,

Te humbas ne dafina,te zhytem ne kujtime,

Dua te cmendem,te prehem,te rri.

Zbres!Vala e detit shfryn ashper ne breg,

Here e serte,here e trishtuar,

Dufi i vales me perndjek,me djeg,

Per nje histori te dhimbshme,te shkuar

Ikij! Vala e detit shfryn ashper ne breg.

Vij nga Bregu i Detit,

Nga viset e ngrohta,

Nga viset e trendelines,

Nga kenget hyjnore te bilbilave,

Nga era dehese e dafines,

Midis dy kaltersive joniane,

Nje gjelberim i harlisur vershon,

Drejt detit Jon!

Nga majat e maleve kristale,

Kodrat doreperdore zbresin ne valle,

Me dalgen e bardhe qe ne breg

Shkumbezon!

Vij nga kkopshtet vetullore,

Ketu ka pafund vetulla te gjelbra,

Vetulla te kuqe, vetulla te verdha,

Ngjyer me ullinj,portokalle e limon,

Bukuri e virgjer vajzerore,

Sa bukur natyra vizaton!

Une vij nga Breg' i Detit,

Nga kjo Perle e Natyres,

Qe nuk iu perkul Dovletit,

As Ali Pahe Menxyres!

Nuk pajtohem me servilet,

Nuk behem miq me katilet,

Dua te rri me te miret,

Ne freskun e leht' te eres,

Une vij nga Bregu i Detit,

Nga kjo Perle e Rivieres!

Disa hiqen se jan' trima,

"Te intelektit, te penes"

Dalin ne ring posi "Diva"

Tremben nga Mullinjt e Eres,

Une vij nga Breg'i Detit,

Nga kjo Perle e Rivieres!

Edhe shkrujne "poezira"

Nga skutat e humbetires...

Une!... Une vij nga Breg'i Detit,

Nga kjo Perle e Natyres!

Ideal Serjani

54 views

Shkrimet e fundit