Vepër shkencore me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore


Halil Rama „Mjeshtër i Madh“

Vepër shkencore me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore


Rreth librit të Prof. Dr. Fatmir Terziut “Toponimia e Gollobordës: Diskursi i dygjuhësisë dhe derivati i origjinës



Pararendja e shkrimit


E lexova me shumë vemendje dhe interes të veçantë librin studimor të veçantë të Prof. Dr. Fatmir Terziut “Toponimia e Gollobordës: Diskursi i dygjuhësisë dhe derivati i origjinës”. Një analizë të mirëfilltë mjaft të detajuar i ka bërë këtij botimi Prof. Dr. Eshref Imeraj, i cili që në krye të pasthënies nxit lexuesin, kur shprehet: “Lexohet me shumë kënaqësi. Kjo është një vepër me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore”. Por unë do të veçoja vlerat studimore, duke e konsideruar këtë një vepër të rëndësishme shkencore.


Tre dallesat tipologjike


Së pari: Që në fillim, autori trajton bindshëm dhe me finesë marrëdhënien mes gurit dhe zjarrit…duke pëshkruar “ ...prodhimin e produktit të lindur prej gurit dhe zjarrit me produktin që në fakt kishte përdorim të dyfishtë, shëndetësor dhe estetik, të katër faktorët janë të pranishëm: toka, riprodhimi primitiv, puna dhe paraja, kombinimet e ndryshme të të cilave përbëjnë historinë e këtij produkti, që u ngjiz si gëlqere, një nga elementët më të rrëndësishëm, pas vetë grurit, baltës, rërës dhe drurit në një proces të ngritjes estetike të një banese. Por që nga momenti i shkuljes së tyre nga toka, deri në formëzimin e fundit të gurit e produktit të fundit të vënies në shërbim të obligimit njerëzor, si produkt i tij pas zjarrit, gëlqerja, vetvetiu sillen në mënyra gati se gjithmonë kundërshtojnë rrënjësisht lidhjen me zjarrin. Shtëpitë janë të tilla pas së gjithave, por kur zjarri dhe zjarrvënësi nuk kanë arsyen e dhimbjes, natyrisht kundërshtia shkon përtej dhimbjes në të gjitha rrëfenjat, këngët e rrjedhat. Në këtë kornizë të ardhur nga rrëfenjat guri i skalitur në duart e ustait e mbajti zjarrin në shpirt, në zemër e në tërë udhën e tij të ecjes jetike. Sakaq ustai forcoi dashurinë me gurin. ….”Për analogji, sipas një legjende: kur dibranët e Dibrës së Madhe u vendosën në Tiranë, pas eksodit të 1913-tës, lyen muret e shtëpive dhe të avllive me gëlqere dhe tiranasit u çuditën dhe kujtuan se po i lyenin me qumësht... Jo, ajo ishte gëlqerja që Prof. Terziu e sjell me rëndësinë që ka si element i pazëvendësueshëm në ndërtimtarinë shqiptare ku gollobërdasit dhe dibranët kanë në histori unike si njerëzit që sikur kanë ndërtuat cepe më cep të Shqipërisë duke vënë „vulën“ e qëndresës kombëtare edhe pse gjithmonë nën sulm dhe drejt „detdhedhjes“ nga fqinjët e pangopur..


Së dyti: Gjatë vitit që punoja në ish-këshillin e rrethit Bulqizë për 7 vjet (1991-1997) kam shkelur pothuajse në shumicën e fshatrave të ish-komunave Ostren e Trebisht, ndërsa më parë, në ish - shtëpinë e oficerëve Bulqizë (1997-1991), edhe në disa fshtara të Steblevës, madje deri na Draganin majë maleve. Por veçanërisht, në gazetën “Bulqiza” që themelova dhe nxora rreth 90 nr të saj (1992-1996 në Bulqizë dhe 1015-2020 në Tiranë) kam botuar disa artikuj studimorë të autorëve të njohur nga Golloborda: Hilmi Sadikaj, Velo Cfarku, Agim Bekteshit, Besnik Rama etj, të cilët përveç pozitës gjeografike, pavarësisht dygjuhësisë argumentojnë se shumica e banorëve të kësaj zone janë shqiptarë autoktonas dhe kjo „dygjuhësi“ shpjegohet me tregun dhe etjen për punë të burrave të Gollobërdës historike.

Pa marrë parasysh vëshirësitë e ndërmarrjes së një studimi të tillë në një kohë kur parlamenti i Shqipërisë ka miratuar tashmë ligjin “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, në të cilin ka përcaktuar se minoritetet në Shqipëri janë nëntë, përfshirë dhe pakicën bullgare, të cilësuar si të tillë popullsinë e fshatrave të zonës së Gollobordës, Prof. Dr. Fatmir Terziu, nëpërmjet referencave të shumta, ku unë veçoj prof. Kristo Frashëri, prof. Eqerem Çabej, Marin Barleti, Hilmi Sadikaj, arkivat britanike (sidomos mendimtarët e shquar si bizantologu francez Alen Dykelie (Allain Ducellier), dhe historiani anglez Noel Malkolm, etj, është më bindës në këtë kontekst. Kjo sepse argumenton bindshëm se si lëvizjet dhe pushtimet kanë sjellë ndryshime, jo vetëm në konstrukt, por dhe në ADN-në e popujve, krahinave e njërëzve veçmas në Ballkanin që duke qënë „shesh lufte“ shpesh ka përzjerë keqas gjuhëtdhe etnitë origjinale.Mjafton të perifrazojmë atë që shkruan në fq. 7: “Se kush janë banorët e një zone të tillë në derivatin e origjinës dhe në diskursin e gjuhës, apo dhe të dygjuhësisë, gjithashtu dhe përsëri për mendimin tim, mund dhe s’mund të përcaktohet nga gjuha që flet dhe shkruan, ndërtimet dhe shenjat e lashta që e rrethojnë aty ku jeton dhe gurët e shkruar nëntokë e mbi tokë. Këta komponentë popullit të kësaj zone, nuk i mungojnë, kur vjen fjala e këngëve të mbetura që edhe në gjuhën e grave dygjuhëfolëse këndohet dhe faktohet se “Rosa rosit vo arbanoshka zemja…” (vesa veson në tokën arbërore…) por i mungon dëshmia e shkruar, i mungon madje mjaft arsyeja e gjuhëve të shumta mbi këta gurë, i mungon, ajo që të tjerët në shekuj e bënë sipas rrethanave të tyre për të nxjerrë në pah “orrigjinën” dhe mbi të gjitha dhe “dominimin” e dëshirave të hershme të shtrirjes masive territoriale”.


Së treti: Këto teza autori i shtjellon duke sjellë fakte dhe argumenta në tre pjesët e para të kësaj vepre. Në pjesën e parë “Golloborda nga memorja”, nga artikulli “Emri, rrjedhat dhe gjuhët”, prof. Terziu ka si referencë “Defteri Osman” i vitit 1467, të cilin e solli në vëmendje për herë të parë në këtë drejtim historiani Hilmi Sadikaj (1999), duke theksuar se “kjo krahinë ka qenë e regjistruar me emrin “Dullgoberda ose Dollgoberda”. Pra, emri i kësaj krahine vjen nga bullgarishtja e vjetër dhe do të thotë në shqip “kodër (bo