top of page

VENITJE



Që nuk do askënd në kētë jetë këtë e di mirë, aq sa edhe ti, Bota jote venitjen ka mbulesë hirin tënd hyjnor e veshe krejt në zi.


Krijesën tënde kush ka për ta marrë dhe sytë e tu larushës plot hir ?! Shëmbëllimin pse do ta tretësh në varr ? Ngurtësia s'të sjell asgjë të mirë.


Me atë bukuri pa e shpenzuar s'ka çfarë të bëjë, as ligësia, bota do lotojë pa u ngushëlluar, se ty t'u vyshk kotësisht bukuria.


Venitu, venitu dalēngadalë, veç dhe në botën tjetër askush s'ta fal .


H. Mehmetaj ( nga vëllimi poetik: " Nata e lofatës "

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page