VENDLINDJA LIRIVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 22, 2022
- 1 min read

Në kuadër të 24 vjetorit EPOPEJA E DUKAGJINIT isha i nderuar të bëhesha pjesë e eventit poetik "Ora Letrare Jusuf Gërvalla", organizuar nga Komuna e Deçanit. Unë u prezantova me poezinë"Vendlindja e lirive", me të cilën kryetari i komunës Deçan Bashkim Ramosaj më vlerësoi me MIRËNJOHJE.
Deçan me kullat mes boshit Po të bren mikrob i mërgimtarisë, Si pika shiu dritarëve loti Nduk ashpër faqet e historisë.
Zëri Jusufit më shkund ndopak, -Aje i çmendur që ik nga ky vend? Përse braktis kullën, të mirin prak! Trekëndëshin e jetës kërkund s'e gjen.
Hej dardan! Ngado të ndjek Deçani, Me bacën Isa të pa "vdekur", Vikamë lirie nga vatani Mes Bjeshkëve Deçanit, rilindjeve gjetur.
Se tash po zgjohesh Pan si dikur, Me luftë e punë qëndron në këmbë, Jo!Jo! Të vdesësh kufomë pa qivurë Rrugëve në mërgim, shpirt nër dhëmbë.
Deçan ! Si dikur bjeri kambanës Me krenarinë, vrushkujt e gjakut dardan, E rëndë, sa gjithë toka peshë e fjalës: Ndezur lirinë, dashurinë e mban.
Në vite lufte e mërgimi, boll je tretur, Të iku frymarrja që kishe qëmoti; Por Ti vullkan, e shpirt ndezur E ngroh lirinë siç e do Zoti. 19/3/2022
Vladimir Muça
Kommentare