top of page

Vendi im me biberon…


Vendi im me biberon…

(unë jam tradhëtarja e të gjitha qeverive. më paçin halë në sy! - i.s)

~~~

***

Atdheu im jeni ju…

atdheu im je ti,

bebja e sapolindur,

paçka se uaaaaaa-në

te buzkat e njoma,

ta “vulosin” me biberon,

edhe pse me qarje

kërkon thithkën e gjirit të nënës…

nga thatësira e trupit të saj

të paushqyer, për trashëgimi, qumështi i mungon,

atdheu im je ti, vajzë a djalë

që dashuria të dridhet në ëndrra

dhe mbete me “biberon” pikëpyetjesh në mendime,

pa u rritur për t’u përkëdhelur

nga e ardhmja!

(atdheu je edhe ti, pushtetar

që biberoni të mbeti i ngjitur te fjala…

dhe kolltuku t’u bë sindromë.)

atdheu im i virgjër jeni ju,

martirët e të gjitha kohërave,

pa “biberon” në fjalë e në shpirt!

atdheu im, jeni ju, bashkëkombas,

që e morët vendlindjen me vete

dhe botës i thatë:

- mëmëdheun e bëjmë edhe këtu,

si gjithë bota…

atdhèu im je ti, at-mëmëdhèu im!

~~~

iliriana- sot e përgjithmonë

brooklyn, ny, 20 janar, 2023

( vo: - mos e lexoni si poezi të mirëfilltë, ju lutem! është fjala ime e vërtetë, që, padashje rradhitet e vargëzuar…)

22 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page