top of page

Vaso Papaj: Jam lakuriq

Sep 9
1 min read

E hodha pelerinën

Qendisur me thërmiza pushteti.

E hodha te kazani i plehrave

Dhe urova, mos ta gjente askush.

S’më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

Vetja më dukej në qivur.

S’e di, nëse shpëtova shpirtin!...

S’e di, nëse fitova paqen, qetesinë!...

Miq!

Tani jam lakuriq.

Ato thërmiza pushteti

Sesi më ishin?! Si yje të ftohtë

Në pelerinën-qiell të një nate acar.

Qindëra... mijëra,... miliona...

Por befas...

Dielli mbi kurriz. Ndjeva të ngrohtë.

Atë kupë qielli ai ma kishte vrarë...

2 Comments


Guest
Sep 10

Urime poet Vaso! Një shkrim dhe temë e kohës. I lumtur kush e kupton dhe vepron shpejt.

Miqësisht !

Kadri Tarelli

Durrës.


Like

Jak Perlala
Sep 09

Sa bukur profesor,

manteli i pushtetit- manteli i krimit...ndodh...te ne..

Sikur tu mbushej mëndja..këtyre..që janë në bisht të të qënit njeri..dhe e dinë se janë në krye....Mallkim i vjetër...e kush ma mirë se Ju e fshikullon...me aq art e kënaqësi artistike...po shuaj etjen e vjetër.flm!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page