top of page

Vasil Premçi: Dialog i ndërprerë me poetin Qazim Shemaj

  • 2 hours ago
  • 4 min read

Vasil Premçi

Ese për poezinë dhe kujtesën

Një kupë nektar nga kopshti i dashurisë…

(Dialog i ndërprerë me poetin Qazim Shemaj)

            Vite më parë, ndërsa pija një kafe me një mikun tim poet, shok fëmijërie, pranë hyrjes së lokalit u shfaq poeti Qazim Shemaj. Ishte një nga ato takime të papritura, por që mbeten gjatë në kujtesë, sepse mbartin me vete aromat dhe ngjyrat e një kohe që sot më mungon.

Miku im, që e njihte prej kohësh, e ftoi menjëherë në tryezën tonë. Edhe unë e njihja Qazimin përmes poezive të botuara, sikurse edhe ai më njihte përmes shkrimeve që kisha botuar në gazetën letraro-artistike “Drita”.

            Pas një bisede të shkurtër për letërsinë dhe krijimtarinë, Qazimi m’u drejtua:

            — Kam dëgjuar se keni botuar një libër për Sergei Eseninin. Jam kureshtar ta lexoj. A mund të ma gjeni?

            I premtova se të nesërmen do ta kishte librin.

            Sot, kur e kujtoj atë çast, përpiqem të kuptoj kërshërinë e thellë që lexohej në vështrimin e tij. Nuk ishte thjesht dëshira për të njohur një libër tjetër për Eseninin, por nevoja e një poeti për të zbuluar se si një tjetër njeri i letrave kishte hyrë në botën shpirtërore të poetit të madh rus.

Kështu mund ta kuptoj padurimin e tij për të parë se si e kisha shkruar librin “Ah, ky Esenini!”. Por shumë shpejt do të kuptoja se mes nesh kishte edhe një afërsi tjetër: dashurinë për Eseninin.

Kjo ndihej qartë në poezinë e tij:

“Mikeshëzat e mia “

            (Eseniniane)

Nga fshati krisa në qytet,

Po nam i keq më paska kapur,

Se s’paskam hequr dorë, për dreq,

Nga bukuroshet që kam patur.

Se bridhkam natës së vesuar

Ku çelin mollët dhe kajsitë…

Ky mall, ky shpirt kaq i trazuar

Sa keq është pleksur me hardhitë!

(…)

           Kjo poezi nuk është vetëm një përkim i jashtëm me frymën eseniniane. Ajo dëshmon një afinitet të natyrshëm shpirtëror me poetin rus: dashurinë për fshatin, natyrën, kujtesën, bukurinë e rinisë dhe atë trazim të ëmbël që shoqëron shpesh poetin e vërtetë.

Në poezinë e Qazim Shemajt, sikurse te Esenini, peizazhi nuk mbetet thjesht sfond. Ai bëhet pjesë e jetës së brendshme të njeriut; natyra dhe ndjenja bashkëjetojnë në të njëjtin ritëm poetik.

Pemët, deti, bari, vjeshta, mëngjeset e kthjellëta nuk janë vetëm pamje të jashtme. Ato frymojnë, lëvizin, ndiejnë dhe shndërrohen në një gjendje si shpirti. Nëpërmjet tyre poeti nuk përshkruan vetëm botën që sheh, por edhe botën që zbulon e mbart brenda vetes.

Një nga dëshmitë më të bukura të kësaj marrëdhënieje mes natyrës dhe shpirtit poetik është poezia “Fanitje vjeshte”, ku stina nuk shfaqet thjesht si një pamje e jashtme, por merr trajtën e një qenieje të gjallë:

Sorkadhe e praruar vjeshta u fanit,

Sakaq s’u duk. Mos vdiq? Ndoshta dremit

Nën një mbulesë me brymë përskaj

Dhe herë pas here përgjumshëm në thellim

Tund drurët degëzhveshur – brirë të saj.

Kjo atmosferë të sjell ndër mend vargjet e Eseninit:

Hënëza bardhoshe, bora sipër ndrin.

Vendi im i dashur veshur me qefin.

Vello-bardhë beriozat qajnë pyjevet,

Cili vdiq këtu? Mos jam unë vet…?

(Shqipëroi: A. Shehu)

            Por këto janë meditime nëpërmjet të cilave përpiqmi të depërtojmë më thellë në laboratorin krijues të poetit. Nuk bëhet fjalë për ndikime të drejtpërdrejta, por për atë afërsi të fshehtë që lind kur dy poetë, secili në botën e vet, prekin të njëjtat burime të ndjenjës dhe të bukurisë.

            Në poezinë e Qazim Shemajt, natyra nuk është vetëm vendi ku shfaqet dhe shpaloset përvoja njerëzore. Ajo bëhet pjesë e saj. Një pikë vese, një pemë, një det, një mëngjes i kthjellët apo një erë vjeshte nuk janë thjesht pamje; ato janë gjurmë të shpirtit, mënyra përmes të cilave poeti shpreh mallin, gëzimin, trishtimin dhe kujtesën.

Një nga temat më të thella të kësaj poezie është ndarja nga vitet dhe vendet e para të jetës. Në poezinë “Përsëri në udhë, ndarje”, ikja nuk është vetëm një lëvizje nga një vend në tjetrin. Ajo është ndarje nga fëmijëria, nga njerëzit e dashur dhe nga një pjesë e vetes që mbetet pas:

Plasi fëmijëria ime duke qarë

Nuk vij dot, — më thotë,

— shih si e kam gjurin, sa të vrarë!

— As ne nuk vijmë, është vonë,

— më thanë moshatarët e mia,

vjosidat flokëverdha.

Ika.

Mora me vete ç’munda të merrja:

Dy fletë të bardha dhe këmishat në çantë

(të vetmet vela të mia për udhë)

Gurët që më kishin vrarë ballin më thanë:

“Qofsh i mençur si një rrudhë!”

            Në këto vargje spikat një nga të vërtetat më të veçanta të poezisë së Qazim Shemajt: njeriu largohet nga vendet dhe vitet e para të jetës, por ato nuk largohen kurrë prej tij.

Fëmijëria, peizazhi, njerëzit e dikurshëm dhe plagët e vogla të rrugës mbeten pjesë e identitetit të poetit.  nuk janë vetëm kujtime të së shkuarës; por vazhdojnë të jetojnë si burim  frymëzimi. Një tjetër figurë e rëndësishme në poezinë e Qazim Shemajt është Pegasi, kali mitologjik i frymëzimit poetik. Për poetin, krijimi nuk është një udhëtim i qetë dhe i paracaktuar; por një forcë e brendshme që e rrëmben poetin, e ngre mbi të zakonshmen dhe e çon drejt hapësirave të përfytyrimit.

            Në poezinë “Vajzat dhe Pegasi”, kjo figurë vizatohet në mënyrë mbresëlenëse:

Ato si pëllumba të egër gugasin,

E ndjellin, e dehin, e çmendin pegasin,

E ngasin kale-nuse, e lodhin, e përflasin,

E zbresin në fushë, e ngjisin te retë,

Dhe s’pyesin në rrojnë a s’rrojnë poetë.

Poetë, o miq, do ta humbasim,

Po s’e kërkuam te vajzat pegasin.

            Pegasi këtu nuk është vetëm kali mitologjik i frymëzimit. Ai është vetë energjia e krijimit, forca që e bën poetin të kërkojë bukurinë edhe aty ku ajo fshihet. Poezia lind nga një përplasje e përhershme mes ëndrrës dhe jetës, mes tokës ku qëndron njeriu dhe qiellit ku fluturon imagjinata.

Kështu, në të gjithë krijimtarinë e Qazim Shemajt, shfaqet një udhëtim i pandërprerë: nga fëmijëria

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page