VARIACIONE
- Nov 13, 2023
- 1 min read

VARIACIONE
Kolazh poetik nga Kozma Gjergji
PSE ARMATOSEN?!
Shtetet e mëdhej
Për rivalitete
Hipopotamësh dhe elefantësh.
Shtetet asnjanëse
Veçse për të
Forcuar asnjanësinë.
Shtetet e mesme që të
Mbrohen nga cunam agresionesh
Të fqinjëve të veckël…
Luftërat gjejnë
Kurdoherë pretekste
Të shpërthejn.
DREJTËSIA
A mund të lindin
Fruta të mirë
Nga Pema e
Padrejtësisë?!
PUSHTETARËT
Me lekët e taksapaguesve
Ngritën për vete biznese.
Për mirënjohje atyre
Iu punësuan në to
Bijtë dhe bijat.
ZJARRI
E kërcënoi ujin
Ta zhdukte,
Dhe tmerrshëm
Nisi luftën.
Në finale ishte
Zjarri ai që e
Humbi luftën.
DASHURIA
E vetmja
Krijesë që
Shikon me
Çdo pjesë
Të trupit.
MË QARTË
Sytë e larë
Nga lotët
Shikojnë
Më qartë.
TIRANI
Kur vdiq tirani
Festuam me të pirë.
Ngordhja e ujkut-
Gëzim e shëndet
I bagëtisë.
ATDHEU
Në çdo vend ku mërgova
Fati më priu për mirë,
Po atdheu ishte dhe mbeti
Qëndra e gravitetit tim.
PLEQËRIA
I ngjan atij
Zjarrit që
Ngroh pak
E tymon
Shumë.
POETËT
Grindeshin se kush janë
Vargjet më të mirë:
Ata me rimë apo të thyer,
Të bardhë, strofik?...
Për t'i vënë pikë
Pyetën më të talentuarin
I cili iu përgjigj:
Nga të gjithë llojet pëlqej
E shijojë vargjet me fiq.








Comments