top of page

Vargje të humbura diku……


Julia Janku


JULIA JANKU Ne nje liber te vjeter te Pushkinit, gjeta vargje te shkruara, copeza frymezimi..... dikush nje poet i ardheshem i kish shkruar dikur... Me mundim nxorra fjalet, sepse  qene te shkruara me laps dhe koha kish zbehur shkrimet.Me pak mundim nxorra fjalet dhe kete here po i botoj ne per te gjithe ju lexues, por dhe me teper per ti bere vete poetit nje surprize te vecante..... Kete here po ju shkruaj per Poetin Enderimtar Gjergji Dushku. Gjergji Dushku, lindi ne nje fshat te Devollit , Zicisht. Aty kaloi rinine dhe me pas vazhdoi Institutin e Larte ne Elbasan ne degen e Gjuhe – Letersise. Me pas punoi si profesor letersie ne zonen e Devollit.Ne kushtet e veshtira qe kalonte Shqiperia u detyrua si shume Shqipetare te tjere te emigronte jashte viseve te saj. Kaloi nje pjese te mjaftueshme nga rinia te tij ne qytetin e Selanikut, por gjithnje duke enderruar kthimin ne Atdhe. Pas disa vjetesh u kthye pergjithmone ne Shqiperi, jeton i lumtur me bashkeshorten dhe dy femijet e tij ne fshatin e tij te dashur Zicisht. Vazhdon te jete nje poet i ndjeshem, dhe po aq romantik. Ka botuar disa vellime me poezi, por keto poezi qe ju do te lexoni, jane dhe do te ngelen per poetin « Poezite e humbura te rinise se shkuar......     Ne poezite e tij ndjehet ndikimi i vargjeve te Pushkinit, nje frymezim momental do te thoja, por qe paraqet nje shpirt te vyer poeti.... Nese nuk do ta zbuloja se kush i kish shkruar keto vargje, do te isha e sigurt se Pushkini i kishte hedhur ne leter duke shkruar ne gjuhen Shqipe. Jane mbresa rinore, por jam e sigurt se do te jete dhe nje surprize e vecante dhe per te.......Gjergji mendon se gjithcka ka humbur........ Libri eshte nje botim i 1964, Poezi nga Aleksander Pushkin te perkthyera nga D.Agolli dhe I.Kadare. Ky liber qe nje rastesi dhe nje mrekulli qe fatalisht perfundoi para 17-vjetesh ne duart e mia. Sot po shkruaj vargjet, dhe pershendes Gjergjin, familjen e tij, gjithe bashkefshataret e tij, gjithashtu dhe juve ju uroj lexim te kendshem.

Vargje ne leter......

.............Ti kot me pyet pse jam i deshperuar, edhe gezimet nuk i dua me, perse shetis perhere i menduar, dhe s’me degjon me t’emblin ze.

Ti kot me pyet perse une vuaj, dhe s’behem me si ai djali qe dikur ish, pse asnje vajze te dashur s’e quaj !!! druri i djegur a ndizet serrish ???

Kush qe i lumtur, prap a lumturohet??? kur lumturia vec nje here na ndrin??? tani e shkuara me mall kujtohet dhe breng e thell, shpirtin ma nxin…..

Nga pjesa «Gosti Gazmore»………..

Te pi naten kam deshire, kur gezimi komandon, dhe te ndjehem krejt i lire, sa me shume nata shkon.

Kur me thone shoket – goten ngrije, kenget s’rreshtin gjer n’agim, kur shterron e shtrenjta pije, dhe kitara s’gjen qetesi……

Pa titull…………

Po ku me qe koh e lumturise??? guxim i cmendurise,                  enderr a shpres ku hesht??? O lote zjarri,                      O moshe e dashurise, me kthe,              me kthe nje cast atje ……..                                         ne djaleri……..

Nga pjesa “Deshire Lavdie”.......

Kur puthjen e pare,                ne mesnate ta dhurova, Mes luleve te Majit,                 nen henen qe ndriste, E dashur,             ti e di q’ahere nuk mendova, larg teje e pa ty,                     Lavdia te me vinte...... Spektator qendroja,                      per gjithcka ne bote, Trishtimi me mbulonte,                            nga lajkat e levdatat, Kudo ku ti nuk ishe,                            gjithcka ishte e kote. Me ty nuk me trembnin                          zhurmat e shtrengatat.....

Pa titull..........

.......S’me mbetet qejfi per vitet e rinise, qe dashurise se cilter ju me brengosni, S’me  mbetet qejfi, neteve te vetmise, ku lot i hidhur me mbuloi….

Me hoqet ju miq nga kujtesa, E nuk me ftoni, per t’mire e te keq, s’merzitem une as per ju vajza te pabesa, nga qejfet, une vete dore po heq........

Pa titull.............

Nuk e kuptoja q’ahere dashurine, por Ti embel shihje syt e mi, shkelqenin ato plot flakerime, te thoshin fjale qe ti s’i di….

E libra hapa, e njerez pyeta, Te mesoja a me do ??? Shume u lodha, gjere e gjate, Te te thoshja S’agapo.

Shpejt u cele si pranvere, Se lodhur ishe ti si mua, Ne gjuhen time per te paren here, Peshperite : DHE UNE TE DUA…..

Nga pjesa « Do vije....... »

Pa ti puthur buzet ende, e papushtueshme ngrihej keshtjella jote, c’bere vajze!!! – qe mbi murre mbeshtete, Shkallet besimkote.......

Nga pjesa «A.P.Kernes.....»

Ne pik’ t’hallit kur vajtoja, Fatin tim pis te zi, Ngrita syt’ te shikoja, Kush hyri ne qeli..........

Pa titull............

Mbremja po bie mbi shkembinj te hirte, Deti zhurmon aty prane. Ne zemer c’me pervelon trishtimi pa drite, Nje pikellim pa fund, pa ane......

Larg teje merzitem.... kjo merzia ime, S’dua fare te me hiqet, Dhe zemra digjet prap ne puthje, Sepse ajo s’mund te mos digjet......

1- Nga pjesa «Pergjerim…»

Ah, sikur te jete e vertete, kur bredh hena neper rete, Meri naten kur kalon, dhe qetesia mbreteron.

Hapet dheu dhe kudo, Dalin hijet nga ato. Do te dal dhe une, pa pasur frike, Ti thuash te dashures Monike Per mua – S’po me tret dheu Ja ku me ke! – kthehu, kthehu….

2- Nga pjesa «Pergjerim…»

O’ n’eshte e vertete, se shpirti i saj, po jeton e lire tek rete, me kot lodhem e po qaj, qe ti shkoj prane, - po vdes vete....

Ajo mekate s’beri ne jete, Prandaj me engjejt po jeton, Po une ??? – e lashe te shkret !!! A do t’me fale, a do m’pranoj!!!......

3 - Nga pjesa «Pergjerim…»

O yll prap shpirtit nuk i thashe, Qe tek une sa jete e tere, Dhe kur te vdekur ty te pashe, Vdiqa dhe une! Lumturi o engjell.....

4 - Nga pjesa «Pergjerim…»

Ti qe jeten dhe per mua, S’prita dot, te ndoqa pas, Te te them dhe nje here « TE DUA », Por te vdekures si ti flas ???

Pertej vdekjes s’do t’me falesh, Barren e rende te tradhetise, nje dit’ do te takoj, te ti them dy fjale, «S’ka fund themel i Dashurise….».

55 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page