VARGJE QË SHTERROJNË EDHE LOTIN


Xheladin Mjeku

Xheladin MJEKU



Zejnepe Alili–Rexhepi (1973), sa është produktive në fushën e studimit të letërsisë, sidomos të rrjedhave dhe zhvillimit të krijimtarisë së brezave të rinjë, është poaq e thellë me mendimin e saj poetik, që me përkushtim i çaset krijimit të vargut që nuk pushon së gurgulluari, në çdonjërën nga librat e saj, tashmë të mirëpritura nga recepienti elitar. Në nisje të shpërfaqjes së mbresave pas leximit të akcilit libër poezish, konsideroj se poezia e Zejnepe Alili-Rexhepit ka afinitetin e pushtimit të shpirtit të lexuesit, duke ia “terratisur” vullnetin që të qëndroj gjatë dhe i ngulitur në vargun që përthekon ndiesinë e kënaqësisë së absorbimit të çdo vargu e fjale, që vijnë si tinguj melodish nga cicërimat e pranverës së hershme. Në ambientimin e këtillë të kësaj poezie mund të gjendesh sa herë të rizgjohet dëshira e përjetimit të kënaqësisë së saj, pavarësisht që asnjëherë nuk mund të “përthekohet” në kujtesë gjithë ajo ndiesi që shpërfaqet në poezinë e saj. Një përjetim i tillë krijohet edhe gjatë leximit të librit me titull simbolik dhe provokues “Ujëvarat e syrit”, vargjet e të cilit rrjedhin pandalshëm dhe të krijojnë ndjenjën se nuk do të shterrojnë asnjëherë.

Simfoni vargjesh plot mallëngjim

Vargjet poetike të Zejnepe Alili - Rexhepit edhe në përmbledhjen e tretë poetike “Ujëvara e syrit” vazhdojnë të rrjedhin vërtetë si një ujëvarë që buron pandalshëm nga shpirti poetik me ndiesi të fuqishme malli për dashurinë në përmasën e dyfishtë, për njeriun dhe atdheun, për lirinë dhe jetën, në kuptimin e plot të përcaktimit. Kështu, derisa u përcaktova ta rilexoj këtë përmbledhje poetike, e cila më kishte provokuar këndshëm që në takimin e parë me frymën poetike, në shpalosjen e faqes së parë takova signaturën e autores, që në shenjë respekti shkruan fjalët më të mira me rastin e dhurimit të librit, që daton këtu e pesë vite më parë. Tashmë, kur po e shfletoj edhe njëherë pas kaq vitesh, për ta rifreskuar kënaqësinë e leximit, me ndjenjën e përforcimit të mbresave të reja, ndoshta edhe të pahetuara në rastin e parë, për t’i ruajtur përfundimisht në formë kujtimi përmes këtyre pak fjalëve të shprehura këtu, përjetimi është po ai i takimit të parë me këtë materje poetike.

Pa mos iu çasur një leximi formal, gjithë strukturimin e librit mund ta zbërthejmë si një krijim zingjiror prej shtatë vargjesh, (që nënkuptojnë organizimin në cikle), duke i përmbyllur në një kuptim të ndërlidhur. Kjo në fakt pasqyron lidhshmërinë e gjithë materies poetike, gjithnjë në kuptimin e dyfishtë: dashuria për njeriun dhe atdheun, si dy komponente të ndërlidhura kushtimisht. “Ujvara e syrit” nuk pushon së rrjedhuri nëpër ciklet që e sajojnë tërësinë e librit, të shprehura në fuqinë e shtatë: “Antiteza e shpirtit”, “Petale trëndafilash lozonjar”, “Melodia e shiut gërvisht vrragët e amshimit”, “Mall i trishtë poetësh”, “Në fije motesh lidh kujtimet”, “Mirësevjen pranverë e vonuar” dhe “Janë yje apo pishtarë përjetësie”, të krijuara nga partitura e dorës mjeshtrore të Zejnepe Alili-Rexhepit, me përjetimin e tingujve të një simfonie poetike plot ndiesi e mallëngjim.

“Po një ditë, sërish do të jesh

jeta ime e jetuar me pasion,

një ditë pasi të treten pasditët,

të rikthehen mëngjeset e buzëqeshura,

ty, o jeta ime

do të jetoj me pasion!”

(“Mëngjeseve të jetës”, fq.8)

Me besimin se jetën do ta ketë në plotëni me rrjedhat e kohës, ajo, prapëseprap shfaq një dozë pasigurie, me qëllimin e vetëm, që të sigurohet edhe më bindshëm se “Kujt i përket e nesërmja”, që ka për fiksion ndriçimin e një rrugëtimi jetësor, siç e shpreh përmes vargut “përpëlitem në këtë botë të çoroditur,/aktroj për rolin kryesor,/ të një filmi pa skenar”, ndonëse “Ti nga larg më joshesh,/ ngujuar në elozhet mitike”, por ajo edhe më tutje është e pafuqishme ta zbërthej në tërësi enigmën se “Kujt i përket e nesërmja” (po aty, fq. 9). Pavarësisht kësaj, kjo poezi nuk rresht së kërkuari edhe çaste të bukura, duke mos e shkëputur zingjirin e tingujve të kësaj simfonie poetike, në krijimin e një ambienti të ngrohtë përmes vargjeve me ndjeshmëri të thellë shpirtërore, pa mos u kursyer prej sakrificave në të mirë të bashkëbiseduesit poetik. Kjo mirësi vjen në vetën e parë me gatishmërinë për ta mposhtur vajin e ngecur në buzë në çaste pikëllimi “kur grish shpirtin melodia”, që pastaj bëhet kitarë që ngjallë serenatat e pakënduara gjithandej rrugës kah shemben “ortek të shpenguar”, për të hapur “udhë malli i mbetur peng”. (“Të jesh peng”, fq. 13).

Zejnepe Alili-Rexhepi: “UJËVARA E SYRIT”, poezi, botoi SHB “Ars - ZZ” – Tetovë, 2014

Edhe në poezitë që pasojnë: “Bardhë e zi”, “S’di në vjen a ikën”, “Dallgëzim ëndrrash”, “Ëndje e tjetërsuar”, “Lozonjarja”, etj. frymon po kjo ndërlidhje me synimin e arrijtjes së pikëpjekjes së përbashkët, se “Gjithmonë, Ti e Unë,/ Unë e Ti,/ Sa e çuditshme kjo dashuri!”, (“Antitezë ndjenjash”, fq. 22), për t’u dakorduar me vargun e saj për të bukurën dhe shpresat që diktojnë besimin e patjetërsuar për ardhmërinë që nuk ndalon.

Syri poetik shkreptinë edhe për një pikë loti

E veçanta e kësaj poezie reflekton vigjilencën e kapjes së imtësirave, ku syri del si pararojë e gjithçkaje që frekuenton në vargun e Zejnepe Alili- Rexhepit, e cila nuk rresht së trajtuari ngjarje e kujtime nga jeta, duke parafytyruar edhe të kaluarën, gjithmonë me mprehtësinë e vargut, duke shpërthyer rrethin prapanik të kohës, për të nisur një jetë tjetër. Ky veprim vjen natyrshëm, falë zgjuarësisë së autores, që përmes elementeve ndërtuese dhe figuracionit të shumtë të paraqes botën e saj të vrullshme drejt synimeve të reja. Kështu, syri poetik, si element fiksimi i ngjarjeve, por edhe si organ i ndjeshmërisë dhe vrojtimit të gjithëçkaje që e fikson në hapësirë, këtu identifikohet me togëfjalëshat: sypishë, syrin e shkruar, shkelje syri, loti i pagjumësisë, loti i dhembjes, ujëvara e syrit, sy gjeraqine, loti i nxehtë, lot të tharë, lotët dhe shiu, që në parim të gjitha pasqyrojnë imazhin e lotit në funks