top of page

Varfëri


Varfëri


Astrit Lulushi



Vendi ishte “Fanar Ndriçues” dje me politikën izolacioniste. Shqipëria tërhiqte komunistët nga të gjitha vendet e “shtypura të botës” dhe i edukonte ata se si të luftonin kundër kapitalizmit në vendet e tyre.

Uzina e fabrika u ndërtuan, vetëm për t’iu mburrur botes se Shqipëria me PPSh-në ishte e mundur të zhvillohej edhe në izolim. Por kurrë nuk u kujtua për popullin që e mbante si në burg të sigurisë së lartë.

Kjo farsë morri fund me shembjen e komunizmit që ndërroi vetëm lëkurë dhe emër. Tani qeveria, ka filluar të japë njëjtin mesazh:

“Ta zhillojmë vendin për turistët e huaj”.

Zhvillimi i Shqipërisë për mirëqënien e popullit nuk është plan i qeverisë, duke i detyruar njerëzit të braktisin vendi, pasi nuk kanë as ndihmë dhe as ardhme. Turistët dhe valuta që sjellin janë përparësia e qeverisë.

Megjithatë u vu re një çudi:

“Për nder të 8 Marsit u përurua burgu i ri i grave, në Pogradec”. Një ministër tha se PS-ja ia bënë dhuratë grave të burgosura, fjalë që nuk mund të mos merren si sarkazëm e ironi, megjithëse u thane me seriozitet të plotë. 

Gjatë pushteti 13 vjeçar - ndoshta më i gjati i mbajtur në Evropë nga një parti - qeveria duhej të kishte krijuar kushte që krimet e grave të shkaktuara nga skamja dhe shtypja, të mos kishin ndodhur kurrë.

3 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page