top of page

"Vajza e manaferrave"


Agim Bajrami

Vecanti lirike të një poeti Shënime për vëllimin poetik "Vajza e manaferrave" të poetit Delo Isufi Shfletimi i librave poetikē tē autorēve vlonjatē, e ka nē natyrēn e tij tē të mbush si pa ndjerē me tinguj dyjaresh dhe harmoni kēngēsh polifonike ,dhe mē shumē se kaq ,tē tē krijojē ndjesinē se gjendesh i rrethuar me figura "gjarpērushesh dritēargjenda" apo me kaçurelse sy perla, qē tē shohin me cep te syrit ,nga frika se mos tē verbojnē me bukuri "Poezia ime ēshtë vendlindja, është . njē thēnie e njē poeti te njohur kinez tē hajkut Dhe mua s'mē vjen mendim tjeter nē mendje , ndērsa shijoj kēto ditē librin e ri poetik tē Delo Isufit "Vajza e manaferrave" ,njē libēr qē tē befason me shumllojshmērinē e ngjyrave ,dhe nuancat ndjesore qē bart Qē nga libri i tij i parē " Magjija e syve" 1998 "Lulet e zemrēs "2004 " Kur lahet hēna "2006 "Tavolinē e rezervuar 2016 e deri tek "Vajza e manaferrave 2019" vēmē re se poezia e kētij autori e ka forcuar shkallē shkallē frymēn e saj lirike, duke u bërē mē transparent e me konkrete I vrullshēm dhe kapriçioz ne ndjenjē dhe veprime njësoj si lumi i Vlorës nē fund prilli , heroi lirik i kēsaj poezije ka kohē qē e ka lenē pas steriotipin e drojtjes dhe ngurrimit Edhe pse vazhdon te mbetet besnik i traditēs , stili i tij i tē shkruarit del herē pas here nga format e rregullta dhe tē njohura strukturore ,të tij , duke u bērē mē i hapur dhe mē refraktar Poet i figurave befasuese dhe i metaforave interesante, , zēri tij poetik qysh nē vargun e pare tenton me suksese ta shpall autenticitetin e tij nē kohē dhe hapesirë I figurshēm dhe elokuent ligjērimi i tij poetik ka vetem nje kurbē ,atē nē rritje ,Disa herē poezitē e tij ju ngjajnē pasqyrave ujore, ku netëve me hēnē shikojnē veten e tyre vajza belholla si drenusha dhe djem levendē Janë pasqyra tē cilat poeti di ti vizatoj kaq bukur dhe kaq brishtēsisht njēherēsh " Dritē e bukurisē nga qielli zbriti Andej nga vijnē vetēm perritē Jargavanēt çelen lule shpirti Aroma e tyre marrosi perēnditē

Figurat e kēsaj poezie krahas imazheve tē gjalla dhe harmonisē sē ngjyrave krijojnē po ashtu edhe njē harmoni estetike Delo Isufaj ,ēshtē njl copē Labērie ,nē ecje e sipēr Edhe pse ka dekada i larguar prej saj ,relievi i saj i ashpēr si brucē çobani i ka me vete aromat dhe erērat e Beunit dhe malit tē Çikēs, tē cilat vazhdojnē ta ndjekin atē ,me kēmbēngulje Jo mē kot temat dhe subjektet mē tē bukur tē tij vijnē prej andej , dhe jo mē kot edhe libri i radhēs i tij ka njē titull tē veçantē metaforik "Vajza e Manaferrave "Kam lexuar disa libra me emra vajzash tē kombēsive to ndryshme , por kjo vajza e manaferrave tē Delos qenkesh tjetēr soj "I gufonte gjoksi dhe deti Si nje det me tallaz dhe vale" Mjaftojnē vetpm koto dy vargje qē tē gjykojmē pēr hapēsirat e gjerä lirike qē zotēron poezija e kētij autori ,si dhe pēr freskinē dhe origjinalitetin e figuracionit poetik Nē kētē vēllim qē kemi nē duar vēme re se se prirja analitike dhe thellēsia e vēshtrimit janē bērē mē tē dukshme Poeti ēshtē nē antitezē tē vazhdueshme me antikohēn dhe antinjeriun qē janē kaq tē pranishēm nē kēto kohē Nē këto raste vargu i tij bēhet mē i ashpēr dhe mē ekspresiv ,duke e flakur tej butēsinē dhe frymēn e mēparshme Thuhet se poezija rreket dhe synon tē padukshmen brenda nesh ,atē tē padukshme qē jo kushdo mundet ta shikojē E pra poezija e Delo Isufit ka sy tē fortē" Ajo di tē depērtojē gjer nē skutat mē tē thellla tē subkoshiences dhe tju japē dritē atyre Eshtē njē poezi qē krahas nervit te saj ndjesor ,armē tē fortē ka dhe fjalēn Autori di ta veshē atē me figura por edhe me imazhe dritēsore Nē poezitē erotike tē tij vajzat vizatohen me nje penel tē ndritur diellor ,ndērsa djemtē me njē pishtar metaforik zjarri Kjo krijon zhvendosje tē ndjeshme planesh psikologjike dhe e rrit ngrohtēsinē narrative Tek tregimi i gruas se moshuar psh , vemē re raporte tē barasvlershme mes narratorit dhe heroinēs lirike Dikur dhe unē kam qenē e re Njē i marrē mē ka dashuruar Nuk kish mē tē bukur çmenduri Se vēshtrimi i tij aq i trazuar Duke ardhur nga njē zonē etnografike me folklor tē rrallē burimor dhe me tradita zakonore te mbyllura ,raportet e vajzēs dhe djalit pasqyrohen shpesh mes pengesash dhe vēshtirēsish tē panumērta ,Nē kētē rast ēshtē e pritshme edhe fryma e dramaticitet Nē kētē kontekst krahas tipareve tē tjerē vargu i Delos karakterizohet nga njē natyrē eruptive ,shoqēruar mē sē shumti edhe nga nje ylber "shtate zērash" ,tē ngjashem me atē qe gdhend nē ajēr isua e madherishme labe Nē fillim. zēri i marrēsit ēshtē aq i lehtē sa mezi dēgjohet ,por mē pas ka njē finale qē tē drithēron Pranija e receptorēve ndjesorē ,e ndihmon poetin tē mos humbase asgjē , edhe nga zērat e dytē apo dhe tē tretē qofshin ata Ky ēshtē nje rast ku poezija e Delos del nga dimensionet e saj te padukshme , duke u bērē mē konkrete dhe mē fluide Edhe pse tek tuk nē vēllim.gjejmē poezi me tematika sociale ,Delua faktikisht ēshtē nje organizēm lirik i lindur , apo mē saktē nje Romeo i çartur shqiptar Ai nuk mund ta lerē tē prese tē dashurēn e tij pēr asnjē arēsye Nē kētē kontekst ai se ka pēr gjē tē veshē fustanellēn e bardhē tradicionale ,tē maleve tē tij, me ngjyrē dēbore e shumē pala , ti hipi kalit tē suferintē pēr tē shkuar me galop tek mikja e dashur e zemrēs qē e pret Teksa e pērjetoj artistikisht kētē situatē psikologjike ,nuk di pse mē kujtohet njl strofē e mrekullueshme folklorike e trevēs se jugut ,qē e kishte aq pēr zemēr edhe Dritero Agolli i poezise sonē Mike me flori ne grykē Vetem je , a vet i dytē Vetē i dyte me kunatē Shtrona nje dyshek tē artē Ja te kuq ,ja tē bajraktē Mua mē pēlqen ta pērjetoj shpesh artistikisht kētē imazh tē mrekullueshem erotik , si te kēputur nga njē baladē dashurore ,dhe besoj se nuk bē gabim Edhe imazhi poetik i servirur nga autori ynē i tillē ēshtē I tillē qē tē tē shkundp nga rutina dhe tē tē emocionojē me fuqinp e vet artistike Gjatē gjithē kohēs narrative poeti s'bēn gjē tjetēr veçse pērgatit lexuesin pēr atē çfarē do tē ngjasē mē pas Fustanella fluturonte Xiza leshonin patkonjte Tek jarania labi shkonte Qe ti puth gushen e ftonjte , U takuan me shume mall Mikja darken kish bere gati Nate e tyre flak e zjarr Ajo eshke e sterrall labi Partizan i fjales se bukur dhe i figurave konrete te marra nga jeta ,vargu i poetit behet nje me shijen e lexuesit qe ne leximin e pare Shume nga subjektet dhe ngjarjet e pershkruara ne te jane reale dhe aspak te sajuara E kam thene edhe me pare qe nje nga vlerat e kesaj libri eshte spontaniteti dhe natyrshmerija narrative Poeti nuk e ngarkon vargun me fraza dhe metafora absurde Filozofija dhe kumti jetesor i ketyre poezive del fare natyrshem gjate procesit te leximit Natyrisht qe teksti poetik nuk mund te marre vlere pa fantazine krijuese Eshte ajo qe e nxjerr dhe e shpeton krijimin nga fotografimi dhe natyralizmi Gjithmone ne keto raste narratori i sukseshem e nderton rrefimin e tij me nje fjale te zgjedhur dhe te figurshme Eshte ajo e cila i jep gjalleri dhe ekspresivitet narracionit poetik Ajo eshte sa e rende aq aq dhe e drejtperdtejte ,sa e menduar ,po aq dhe me trille Heronjte lirike te ketij libri ndonese te mbeshtjelle me nje purpur te poetizuar, perseri jane real dhe te prekshem ne cdo gje Vajza labe me karakter amazonash ,te bukura dhe te shenjteruara ,ato nuk mund ta urrenin vajzen qe solli ne fshat poeti, edhe pse ato e donin shume ate Perkundrazi ,Te njejten fryme poetike percjellin edhe poezite e tjera si "Vajzat vlonjate ",Do te vij tek ty" etj Autori priret nga rracionalja dhe thjeshtēsia e komunikimit Fryma e ngrohtē dhe narrative e tij sikur ta imponon qe ta ndjekesh deri nē fund fillin e tij rrēfmtar I gjithē libri ēshtē njē pērpjekje pēr ti ngritur njē hymn dashurisē njerēzore dhe kjo meriton duartrokitje Delo isufaj nē kētē liber na sjell afreske tē bukur dhe copēza impresionesh nga udhētimet e tij nēpēr botē egzotike dhe shumēngjyrēshe siç ēshtē India i ftuar i sē cilēs ka qenē disa herē Janē impresione interesante tē cilat i kanē frymēzuar autorit edhe nje cikēl tērheqēs Egzotika e kētij vendi me njerēz dhe vende karakteristike , i kanē shtuar librit edhe njē vlerē mē tepēr ,por duke na dhênë edhe ne njē shkak të bukur më shumē pēr ta lexuar

89 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page