top of page

USTA NË JETË USTA NË KËNGË


Lindi në fshatin tonë, në Sasaj te Sarandës më1920-ën.Mbeti jetim që në fëmijeri, gjyshja e tij ishte bijë nga Fterra dhe fteriotet e përkrahën. Ishte bija e Kasëm Dhulit, i njohur për trimëri te pashoqe dhe guxim të patreguar, nuk ia <<hante qëni shkopin>>, nuk ruhej(nuk kishte frikë) dhe shikonte punën e tij. Lindi, u rrit, punoi, lindi e rriti fëmije, u moshua dhe mbylli sytë me nder e dashuri për të gjithë e nga të gjithë. Ishte anëtar i PPSH, por i thjeshte, i drejte, punetor dhe me moral te lartë. Punoi ca kohë si kryetar kooperative në Sasaj, (kur ishim më vete) dhe më pas si nënkryetar i kooperativës bujqësore te bashkuar Piqeras-Sasaj. Ishte atdhetar, i ndershëm dhe punëtor i palodhur. Në fshat kishte ara,pasuri, baçera me pemë frutore e toka buke në Lavan, gjë te gjallë (lopë, dhi, dele, kafshë dore), bletë etj. Ishte edhe një gjuetar i talentuar dhe i apasionuar, por edhe një këpucar, samarxhi, furrëbërës, karpentier etj. Vetem në shtëpinë e tij ndodheshin një palë mokra, ku njerëzit (gjithë fshati) mokrisnin misër, grurë, elb, thekër,qiqra etj. Ishte një shtëpi nikoqire. Punoi si marangoz ,më shumë si murator në Ndërmarrjen Komunale Lukovë. Por, le te kujtomë një rast nga gjuetia. Në një rast, mbaj mend se, ne si të rinj, luanim futboll në Vardhan të Ferikut. Zeneli kaloi më të lartë. Unë iu ngjita nga pas, nga pasioni që kisha për gjuetinë,eksplorimin e natyrës ,toponomastikën dhe për rikonicionin e terrenit nga ana ushtarake,përnjohjen.



Arritëm në Ballëcjap, në një vend të fshehur në pyll, ku një dritare natyrale na lejonte te shikonim më gjerë, që nga Kodra e Lavanit, në Lemë lazër e deri në Udhra te Dara. Në një lis te vetmuar, afër nesh, mblidheshin fasa, grifsha, shkurteza thëllenxa, etj. Me te arritur qetë-qetë, pa bërë zhurmë,mori pozicion dhe më thotë:- Tani mos bëj zhurmë edhe frymë merr mengadalë, pasi fasat janë shumë të zgjuara, ikin e nuk vijnë më! Pas disa çastesh të përqëndrimit në shënjestër, më në fund, u dëgjuan krismat e te dyja grykave, njëra- pas tjetrës. Nga krismat ranë për tokë, dhjetë fasa, të cilat vajta e i mblodha unë. Ky ishte një rast, por sa derra te egër kishte vrarë, zogj,dhelpra,kunave,lepuj,por jo vetëm të vrara me çifte, por të zëna edhe me dhokan. Kishte qenër te mirë,gjahu, të cilët ia siguronte kushëriu i tij, por edhe imi, Haki Dauti. Por ishte edhe një <<inxhinier>> praktik, menjëfjalë, ia priste mëndja për novacione. Kanali i ujit, që vinte nga tuneli Tatzat-Sasaj, kalonte mespërmes oborrit te tij dhe më tej futej në sifon që dilte afër përroit të Harcës. Zeneli, duke u mbështetur në parimin e hidroturbinës së hidrocentralit, bëri një rreth të drunjte me enë te ndryshme prej teneqeje, prej kaucuku, etj; dhe ngriti ujët nga kanali poshtë, në banesë, në shtëpi lart, me metoda shumë të thjeshta e praktike. Turbina vihej në lëvizje nga uji, i cili mbushte enët dhe i shkarkonte në një honi, e cila, më pas futej në tubon e ujit, pra lëvizja drejtvizore kthehej në lëvizje rrotulluese dhe anasjelltas. Por një nga hobet e tij, ishte stili i veçantë i interpretimit të këngës labe. Marrja e këngës labe nga ai, shoqërohej me nje të kthyer me grykë, te shoqeruar me një zë nostalgjik, si më të qarë, sidomos kur këngët kishin nëntekst përvuajtës, domethënë këngët elegjake si:- E zeza nat'e jenarit dhe shokë bimëni longarë!... e shumë të tjera. E para këngë u kushtohej dy kushërinjve te mi, Fuat e Turhan Mato, dëshmorë te LANÇ, nga Fterra, që i kishte të bënte edhe këngëtari, si stërnip i fteriot që ishte. Këto këngë, Zeneli i këndonte nëpër dasma. Ateherë qe zakon që këngën që merrte një trapez, i përgjigjej trapezi tjetër. Por kur këndonte Zeneli, partneri i tij isha unë (Mentori). Natyrisht që i bëja qejfin, pa nivelin e tij, ishte e pamundur ta arrija. Gjatë përgatitjeve për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, grupi i grave kishte këngën "Kalander, o lumë, o lumë!" Ndërsa Zeneli elegjinë e Telo Saliut, nizamit nga Sasaji, e cila u botua nga gazeta "Fitorja" e asaj kohe, sipas kujtimeve te Remzi Serjanit, në rubrikën "Tregojnë pleqte e moçëm". Të dyja këto variante, u rrëzuan nga një Nikollaq Papa, nga Narta e Vlorës, që ishte muzikant në Shtepinë e Kulturës, Sarandë, që s'kish haber fare nga folklori lab, polifonia labe dhe Labëria! Dhe, për ironi të fatit, kënga jonë e grave, u këndua nga një grup i Elbasanit, kurse një elegji e ngjashme si jona, nga grupi i Kallaratit të Vlorës. Zeneli ka qënë edhe vullnetar i parë nga fshati në hekurudhën e rinisë Durrës-Tiranë, më 1947.Është ndarë nga jeta më 1998.

162 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page