top of page

Urime shqiptarëve

Urime shqiptarëve dhe Qeverisë “Kurti “ 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!



Skënder Sadri KAPITI

Me 17 Shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë, gjë e cila pra shënoi krijimin e Shtetit të Ri shqiptar të Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht pas përpjekjesh, mundimesh e sakrificash mbinjerëzore të popullit martir të saj. Pra, Shqiptarët e Kosovës qëndruan, sfiduan dhe sakrifikuan për shtetin, për atdheun dhe për Kombin për të siguruar, garantuar dhe zhvilluar liritë dhe të drejtat kombëtare, progesin qytetar, progresin arsimor, kulturor, ekonomik dhe mirëqënien. Shqiptarët e Kosovës luftuan për dinjitetin kombëtar,për lirinë, për drejtësinë dhe për lumturinë kundër padrejtësive, jolirisë dhe kundër barbarisë sllavo-serbe.Por mjerisht ky 12 Vjetor i shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e gjen të “okupuar”, të rrezikuar dhe të kërcënuar e të plagosur nga korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, varfëria dhe nga eksodi, të cilat Kosovës dhe popullit të saj i vijnë nga politika, pushteti dhe nga sistemi i drejtësisë, nga mafiooligarkia e cila ka kapur shtetin dhe ligjin, dhe ka bllokuar patriotizmin, demokracinë, zhvillimin, drejtësinë e integrimin.

Nuk e meritonte populli shqiptar i Kosovës keqqeverisjen dhe tradhtinë që atij i ka bërë në këto vite klasa politike, elita politike e saj.

Prandaj është koha për reflektim dhe ndryshim për të çuar në vënd amanetin dhe sakrificat e popullit shqiptar dhe të qindra e mira heronjve e dëshmorëve të kombit për një Kosovë të lirë, të fortë politikisht, ekonomikisht, demokratikisht, të mirëqënë dhe të emancipuar në rrugën e qytetërimit europian me dinjitet ashtu sikurse edhe kombet e tjera të Europës.

Urime gjithë shqiptareve 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovë. Urime familjeve të dëshmorëve të lirisë; urime invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së; urime sportistëve dhe xhudisteve të Kosovës dhe të gjithë meritorëve që i shërbejnë me përkushtim e përgjegjshmëri kombit dhe atdheut.

Urime kryeministrit Kurti, Qeverisë së re të drejtuar prej tij, dhe i urojmë suksese asaj në reformimin dhe në drejtimin e shtetit e të shoqërisë për forcimin dhe konsolidimin e Pavarësisë, të ligjit, drejtësisë dhe në rrugën e shtetndërtimit të shtetit modern demokratik e ligjor për të cilat kanë sakrifikuar patriotizmi dhe kombi shqiptar, për të cilën e votuan shqiptarët me 6 Tetor 2019. Kjo pasi te Kurti, te sinqeriteti, korrektesia, pastërtia dhe patriotizmi i tij kanë besim dhe shpresë shqiptarët se gjërat do të ndryshojnë për nga përmirësimi dhe për nga më e mira kombëtare për ta nxjerrë Kosovën nga ky udhëkryq ku e kanë futur politika korruptive dhe injorante e paraardhësve të tij; politika e interesave personale,e papërgjegjshme, dështake dhe antipublike e tyre.

18 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page