top of page

Urime Përparim Hysit!


Urime Përparim Hysit!


Për arsye të ndryshme, mund ta themi se në këtë rast nuk është vetëm një urim për librin e ri. Nuk është sinqerisht. Është më shumë se kaq, se Përparim Hysi, tashmë vjen mes nesh, jo thjesht me aritmetikë botimesh, por me një risi të re e të ndjerë lirikash, të cilat i gjejmë në përditësi, në larmishmëri, në stilistikë, në estetikë, në bukuri, në dashuri, në të gjithë ndjesinë e tij. Ai boton tregime, rrëfenja, sjell për lexuesin poezi, e natyrshëm tashmë e me kohën e tij të shkrimeve ai na sjell edhe këto lirika. Ai është dhe mbetet Rini! Lajmin e botimit të këtij libri e ka bërë të njohur vetë ai në rrjetete sociale: „Doli sot nga SHTËPIA BOTUESE " EMAL", libri im "Llirika në moshë të vonë". Falenderoj botuesin Zotin ASTRIT MUÇA për punën aq profesionale. Tiranë, 28 janar 2023.“

"Llirika në moshë të vonë"

Por, ndërsa ai ka botuar këtë libër me lirika, nuk na ka munguar përditë me krijimet. Etij, pasi ai tashmë është i lidhur me tërsinë e vetë shkrimore, duke qenë vetvetja në të gjitha krijimet e tij. E gjithë kjo tingëllon si një shpërqendrim nga shkrimi i gjithësojshëm i tij, por nuk është ashtu, ai, pra Përparim Hysi, është tashmë poeti lirik, jo në moshë të vonë, sikurse citon, por rinoshi i dehur i dashurisë, që do të lexohet nga brezat që do të vijnë. Ai e nis çdo ditë me poezinë, të cilën e konsideron si një nga format më të larta të fjalëformimit (përveç karakteristikave të tjera). Më duket se fillimi i ditës së tij, me poezi e bën të "përcaktohem" në një farë mënyre për të punuar mbi ato që ka në mendje e mbi ato që ka magazinuar kulturologjikisht në vitet e tij të pasura. Ndonjëherë, kalon vetëm disa minuta në poezi; herë të tjera, mund të kaloj një ose dy orë në ndonjë poezi, që është ose në kokën e tij duke dashur të futet në mendime e në kërkime, kjo në fakt është një bisedë e paradokohshme në Kalanë e Elbasanit me të, në prani të Mikut të tij dhe timin, të birin e shkrimtarit të madh Sterjo Spasse, por sikurse na thoshte ai „duke më shtyrë ta krijoj atë në një poezi më të mirë. Pavarësisht, kur i drejtohem krijimit tim, jam në "vendin tim të shkrimit" mendor dhe mund të punoj në shkrimin tim në mënyrë më efektive.“

Përfitimi tjetër i shkrimit të poezive të shkurtra ose pjesëve në prozë, dërgimi i tyre dhe, nëse është me fat, botimi i tyre është pohimi se Përparim Hysi nuk është i vonë, por gjitnjë i ri në kohë e në moshë. Urimet tona më të mira!


Kush është Përparim Hysi:



Rrugës për në Petovë

U lind në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arsimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arsimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, “Luftë” me dashurinë”.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime", "Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi: "Eh,si qenka dashuria!", "Kurthi i mallit", "Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive". Veç këtyre në "magazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pritshmëri për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.

52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page