top of page

Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit


Urimi për muajin e shenjtë të Ramazanit

‘’O ju që besuat agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush ashtuqë të bëheni të devotshëm’’

Bota Islame nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.

Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezër dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.

Me këtë urim modest i urojmë besimtarëve të komunitetit tonë krijues, gjithë shqiptarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqë në shtëpitë tuaja.

Duke ju përshëndetur me selam.

206 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page