top of page

… unë u ngjaj dhimbjeve të tua



Fatmir Terziu

… aq më shumë prej dhéut

që kumtet dhe zbutet pa e prekur thelbin e jetës

të gjitha janë arsye

ndikime që dalin nga realiteti

një pamje e gjeneruar para syve

më e madhe se qasja e një Toke, Qielli a Deti…

…dhimbja s’është gjerbje në paletat e një ene

nuk mbetet pika që i shtrydhet një strehe

pika e strukur brenda një vene…?!

…mos prisni të fsheh se është Qiellore

para saj meket e gjithë ndjesia

mërmërisin buzët sa arrijnë krisjen e lëkurës

grimë përkore

dhimbja …gjithnjë është një nga ato dhimbjet

që theksohen jo vetëm me zanore…

… unë u ngjaj dhimbjeve të tua

nuk jam katarakti

jam etja

para etjes ndjej lëvrima trupi

shkëpus dihama nga vetja

i shtrëngoj me Fjalën tënde që mos më humbi

mbi lumenj shirrash të tjera.

55 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page