top of page

Universi Dashuri !

  • Jun 14, 2023
  • 1 min read

Universi Dashuri !


Është, thonë për dashurinë,

Zjarr që të përvëlon,

Etje që të zhurit,

Vetëtimë që të verbon,

Tërmet që të trondit,

Shigjetë që zemrën ta shpon,

Rrufe që të godit,

Dritë që errësirën largon,

Bukuri që të mahnit,

Flakë që të djeg,

Aromë që të trullos,

Pije që të deh,

Shije që të marros,

Lak që të mbërthen,

Vullkan që shpërthen…


Det, Tokë, Oqean,

Diell, Hënë,

Qiell, Yllësi…

Univers që mban

Grimca nga çdo lëndë

Je, e Vërteta Dashuri !

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page