top of page

UDHA E LOTIT


Fillimjavë të mbarë, miq të mi !

UDHA E LOTIT

Qava ditën që u linda, Qava mekur foshnjërinë, Qava mundin që u rrita, Qava hidhur fëmijërinë. Qava shkallët që u ngjita, Qava i pafat lirinë , Qava lulet faqedrita, Qava dhimbshëm djalërinë. Qai dhe tani që vyshkem, Qaj e qaj me ngashërim, Qaj për shkallët që më zbriten, Qaj me duf vitet që vinë Qaj se buza s'ka të qeshur, Qaj se nuk marr ngushëllim, Qaj nga hiri që ka mbetur Nëpër dhimbje dashurinë !

H. Mehmetaj

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page