top of page

U prefsh në paq miku im Alfred Koçi


Bashkim Saliasi

Status


Lajmin e zi e mësova nga faqja e facebookut që në ora gjashtë të mëngjesit. U la në ballkon bashkë me timeshoqje dhe po pinim kafen e mëngjesit.

Në një postim në faqen e facebookut mësova për ndarjen nga jeta të mikut tim Fredi Koçi. Nuk u besova syve dhe e rilexova disa here postimin. Thirra pranë timeshoqje dhe i tregova për ndarjen nga jeta të mikut tonë Alfred Koçi.

Që të dy u prekëm shumë nga kjo humbje e një djali të mrekullueshëm fisnik dhe gojëmbël, të qeshur dhe gazmor jo vetëm me ne shokët dhe miqtë që e kemi njohur nga afër, por edhe nxënësit me të cilët Fredi pati fatin të punoj e ruajnë në kujtesë si një nga mësuesit që dinte ti trajtonte si shokë dhe të hynte shpejtë në botën e tyre. Edhe pse Fredi u largua nga shkolla e Valiasit nxënësit me të cilët ai punoi më pyesnin vazhdimishtë për të.


Alfred Koçi me nxënësit e Valiasit

I aftë në profesion, i dashur me miqtë e shokët, një familjar shëmbullor që nuk dinte të mërzitej një herë për kohën që unë e kam njohur. Punuam së bashku në shkollën e Valiasit një vit, por Fredi edhe pse ndërroi kolektivin nuk i harronte kolegët e vet.

Shpeshherë vinte dhe na vizitonte në raste festash apo kur gjente kohë të lirë. Për mua ishte një ëngjëll që Perëndia e mori shpejtë në gjirin e saj dhe fytyra e tij gazmore do rroj në jetë të jetëve.

Para ca kohësh u nda nga jeta nëna e tij Flutura, një grua zonjë dhe Fredi i shtruar në spital luftonte me murtajën kovid, për jetë a vdekje nuk mundi ti hedh një dorë dhe. Janë dashur shumë dhe nëna e mori me vete Fredin në parajsë.

Ne miqtë e shokët e tij kur morëm vesh se doli nga spitali menduam se ia hodhi, por s’paska qenë e thënë që ne të takoheshim dhe ti qendronim afër në këto ditë të vështira të jetës së tij.

Ngushëllime familjes. Bëhu i fortë zoti Latif se me natyrën nuk hahemi dot. Ngushëllimë bashkëshortes së Fredit. Të rrojnë fëmijët dhe ti kesh mirë me shëndet. Ngushëllime miku im Mustafa për humbje e dhëndrit tuaj të mrekullueshëm që më tepër e kishe si shok e koleg, sesa dhëndërr.

Qoftë dheu i lehtë. U prefsh në paq Fredi.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page