top of page

U largua nga jeta Prof. Dr. Murat Gecaj


U largua nga jeta Prof. Dr. Murat Gecaj

Lajmi erdhi nga nipi i tij në Tiranë. Dhe ky lajm është sa i dhimbshëm, aq dhe i ndjeshëm e lotësjellës: “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Murat Zef Gecaj. Pamja bëhet tek ish stacioni i trenit, Pallati 3, Shkalla 1, Apartamenti 11. Nisja për varrimin bëhet ditën e nesërme datë: 17/07/2020 në orën 14:00 drejt varrezave të Tufinës.”


Kush ishte Prof Dr Murat Gecaj


Prof. Dr. Murat Gecaj, studiues e publicist shqiptar. Ka lindur në fshatin Bujan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më 29 mars 1940, në një familje me tradita atdhetare. Pasi kreu studimet e larta me vlerësimin “shumë mirë”, për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitet 1963-1965 punoi redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pionieri”. Ka studiuar e botuar dhe vazhdon punimet e tij për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, veçanërisht nga Kosova. Në vitin 1992, mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i shkencave pedagogjike”. Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Në 2011, është përfshirë në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, me detyrën përgjegjës i sektorit të shtypit e i marrëdhënjeve me publikun.

Për një periudhë afër 55-vjeçare, është autor i mjaft shkrimeve e studimeve, në gazeta e revista shqiptare. Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj.

Një vit pas luftës në Kosovë, e vizitoi këtë për herë të parë. Përshtypjet e tij i botoi në librin “Si e pashë unë Kosovën” (Tiranë, 2000), i cili mori vlerësimin “Mirënjohje e Kombit”. Në vazhdim, publikoi librat: “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001; ribotuar më 2008), “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”(Kumanovë, 2002) e “Filologë që nuk harrohen”(Tiranë, 2002) dhe “Salih Myftar Kolgeci-monografi” (Tiranë, 2006; librin jetëshkrimor ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010),”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”-përmbledhje kujtimesh(Tiranë, 2010) dhe ”Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011).


Ngushëllime


Prof. Dr. Murat Gecaj ishte dhe një nga bashkëpunëtorët tanë në vite. Atë e pata takuar disa herë dhe ndjeja konsideratë të jashtëzakonshme. Sot i shpehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur e bashkëpunuar me të. Ngushëllime!

20 Comments


Fiqri ShahinllariNuk t'u nda buzeqeshja miku im I I vjeter Profesor Murati. Keshtu po shkon6 ne parajse.

Po une ashtu si cdo here kur vij ne Shqiperi do trokas ne deren e shtepise tende dhe do takoj finiken Katerine.

Ariani. Altini.vajza jote nipi dhe mbesa

me te cilen hidhja valle ne shtepine tende5 per te plotesuar deshiren tende do te rrojne e do te kujtojne. Por edhe ne miqte e tu,edhe une tok me badhkeshorten dhe femijet e mi

Lamtumire I dashur Murat

Te qofte dheu co lehte

Fiqri Shahinllari

Like

Qatip MaraNgushëllime të sinqerta familjes për humbjen e jetës të profesorit të nderuar,të dashur e shëmbullor si intelektual me fymë të lartë atdhedashurie. Nderime e respekte mikut tim të dashur Prof. Murat Gecaj që ishte frymëzues edhe i jetës sime të dytë. U prehët në paqe. Ti rrojnë fëmijët.

Like

Vili MinarolliNgushellime te afermeve, i qofte i lehte dheu!

Like

Resmi OsmaniKeqardhje per ndarjen nga jeta te prof.Murat gecajt.Gjthmon dashamir, i qete dhe optimist, i gjindshem dhe inkurajues i talenteve te reja.Ngushellime familjes.U prehte ne paqe.

Like

Vangjush ZikoNgushëllime familjes dhe miqve! I përjetshëm kujtimi!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page