Daut Gumeni: ME URREJTJE NUK NDERTOHET
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 14 minutes ago
- 6 min read

ME URREJTJE NUK NDERTOHET, AJO BIE RRËNIME,AQ ME PAK MUND TË BËHET POEZI
-TË PRODHOJMË SA MË PAK HISTORI TË SHTREMBËRUAR E SA MË SHUMË LETËRSI TË BUKUR SI TË PARËT TANË-
-Nga përshendetja në këtë mbremje e Daut Gumenit-
Me bindjen e palekundur se pas gjithë atyre fjalëve të mira që u thanë pa kursim për mua në këtë mbremje , mua më takon vetem të përshendes i gëzuar jo aq për levdatat por për miqtë që m'u shtuan.Dhe do ta filloja përshendetjen time të thjeshtë duke nisur nga pjesëmarrësit kurreshtarë për të arritur te zonja ambasadore e nderuar e Republikës së Shqipërisë dhe përsonalitetet e tjerë të vendit mikpritës. Të gjithëve u uroj shendet e gjithë të mirat tok me të dashurit e tyre , pasi që të gjithë të pranishmit kanë marrë nga koha e tyre e çmuar e ndaj dhe meritojnë shumë me tepër gëzime e përshendetjet e mia
Gjithaq i bindur jam se miku im i hershëm Kosta Jani , përkthyesi im i palodhur në gjuhën greke, bëri një punë aq e mundishme që duket sikur i ka hyrë detit me këmbë , meriton shumë me tepër se përgëzimet e mia , pasi na e bëri këtë mbremje me të kendshme , veçanërisht mua që si ballkanas i mirë mundohem të kuptoj nga gjuha greke vetëm aty-këtu ca fjalë paramere..
Sikundër më thenë qysh në krye se kjo mbremje nuk do të ishte aq e shënuar për mua e librat e mi të përkthyer në gjuhën greke nga miku im i mirë Kosta Jani , po që se devotshmëria dhe dashamirësia e tij nuk do të kishte gadishmerinë dhe ndihmën e pakursyer të vajzës e miqve të mi të hershëm Jorgo dhe Anastasia Zhonga, të cilët më duken sikur as sonte nuk e fshehin dot krenarinë e tyre për vajzën që kanë rritur Të falemnderit Joana që iu shtove vargut të miqve të mi.
Më duhet të falemnderoj nga zemra të gjithë shkrimtarët e miqtë e librit që marrin pjesë në këtë mbremje feste për letërsinë dhe gjuhën e të dyja trevave tona fqinje shekullore. I falemnderoj nga zemra gjithë miqtë e mi të ardhur nga Tirana , e mbase për të mos kujtuar lodhjebn e rrugës , po citoj një strofë nga poeti ynë filozof Lasgush Poradeci
Prej të bregosurave dete/Kam huar dhembje e zemërim/Që të buças në krisma jete/Prej buçimheshturit durim
Për miqtë .grekë edhe këtu doemos kërkova ndihmën e përkthyesit e mikut tim aq të vyer dhe të mirë Kosta Jani.Nuk lashë pa e përmendur Kostën edhe si përkthyes të kësaj strofe të Lasgushit , sepse kemi mësuar bashkë që në ato vite të veshtira të mos harrojmë kurrë që njohja sa më e mirë me bukurinë shpirteror të njri-tjetrit na shpëton nga keqkuptiimet e nga shemtimet që sjellin ato.
E kjo më kujton një thenie të urtë : Sekreti i gjenisë njerezore qendron në ruajtjen e çiltërrsisë së fëmijës edhe në moshën e pleqërisë.Sepse nuk thonë kot që fuqia e vertetë e qenies njerezore është thjesht një përzierje fatlume durimi dhe kohe
Më vijnë vetiu në mendje këtu dy vargje të Naimit tonë të paharruar e të paplakur.
Edhe ëngjelli dhe djalli/Janë brenda tek i gjalli
Ndaj them se duhet të qendrojmë larg keqkuptimeve dhe ta shohim jetën tonë e të fqinjëve tanë një udhë kaq të shkurtër sa e kemi dhe të përpiqemi të njohim sa më mirë bukurinë shpirterore të njeri-tjetrit , sepse ashtu mendoj modestisht që do ta jetojmë jetën mjaft të ngjashme me ato mbremjet e buta të majit , ku fëmijët rendin gjithë gaz pas xixëllonjave.Njohja me bukurinë shpirterore të fqinjëve na e bën me të lehtë udhën për të njohur ca me tej bukurinë shpirterore të trevave me të gjera e, pse jo, edhe tiparet universale të bukurisë se shpirtit njerëzor pa kufijtë çitakë e mullakë që na tregojnë herë-herë me të vegjel se sa jemi
Miqtë e mi , mbase është me e shendetshme të pranojmë sheshit mangësitë tona si qenie jo të përsosura , por gjithnjë me fuqi për të mos harruar që mbahemi gjallë nga drita
Njohja sa më e plotë e bukurisë shpirteror të njeri-tjetrit na bën të permendemi nga ëndrrat genjeshtare dhe, sikur thotë poeti ynë i Maratonomakut të verejmë se të shumtën e kohës jetojmë në një botë ku varrimi është më i rendësishëm se i vdekuri, ku dasma është më e rendësishme nga dashuria dhe ku dukja është më e rendësishme se dituria......Jetojmëherë-herë në njëbotë ku amballazhi është më irendësishëm se përmbajtja.
E di që shumë prej atyre që kanë dëgjuar mbi ato që kam hequr në jetë , mund të thonë me vete : Po ky pse na hedh degë me degë e nuk na thotë si ka duruar vuajtjet e burgut të tij të gjatë? Një zonjë e mirë më preu dikur udhën dhe më tha pa e fshehur habinë: 'Mbremë, me ato që shkoqe aq natyrshëm në intervistën televizive , më ke bërë për të qarë . Dhe m'u kujtua vetiu ajo thënia troditëese e komikut të madh Çarl Çaplinit .. Eci shpesh nëpër shi që bota të mos m'i shoh lotët...T ë makam ndjekur shpesh herë në televiyion dhe jam habitur...me ato që ke vuajtur aq gjatë . Po si nuk të dëgjova të flasësh një herë me urrejtje as për ata që të kanë bërë keq? Apo të shprehesh urrejtje të paktën në librat e tu, me gjithë ato të zëza që ke vuajtur?. Ku e gjen gjithë atë durim dhe i mbyllur në terr gjysmën e jetës.Nuk të kam dëgjuar të ankohesh kurrë!''
Dhe iu përgjigja zonjës aq zemërdhembsur: Një nga romanet e mi ka në faqen e parë kushtimin tim të thjeshtë e të sinqertë''Nënës dhe motrës time që vuajten edhe burgjet e mia '' E megjithatë ato të mirat e mia nuk u ankuan kurrë për ato që hoqen , si ato që hoqen për gjysëm shekulli të gjithë fatnëmurit e vendit tim nën një diktaturë bejlçurinash të sëmurë për pushtet të pakufizuar ! Atëherë, ku ta gjej unë të drejtën e ankimit, kur ato të duruarat e mia nuk u ankuan as në vuajtjet më të rënda? Pastaj kam bindjen se me urrejtje nuk ndertohet dot gjë mbarë.. Se urrejtja bie vetëm rrënime , nuk shkohet përpara . Aq më pak mund të bëhet poezi
Zonja ime e mirë- i thashë në fund të panjohurës zemërdhembsur- unë nuk kam aq shumë parime sa të ktherhen në perime pazari
...Sepse më mjaftojnë tre parime themelore që mbase duhet të udhëheqin njeriun në jetën e shkurtër që kemi. Dhe ato janë të thjeshta si drita e diellit e mjafton të bësosh se duke ndjekur pa genjyer as të tjerët as veten tende..PUNA , DASHURIA dhe MËSIMI ta bejnë jetën me të kendshme .Parime të thjeshta , zbatimin e të cilave bësoj se ta bëjnë me të lehtë bësimi i palekundur tek E DREJTA, E VERTETA dhe E BUKURA në gjithë veprimtarinë tende....
Meqë kam punuar në atë institucion një vit, se pastaj dhashë dorëheqjen e katërmbëdhjetë...i lashë për në fund falemnderimet për përfaqësuesit e Autoritetit të Dosjeve, që kanë bashkëpërgatitur këtë takim. I falemnderoj edhe për ato që thanë në një lemë që zgjon kureshtje, sepse mbase më duhet dhe mua të shpresoj që krijuesit e atij institucioni të kujtohet një ditë për ta venë realisht nëpunë , gjithnjë në dobi të shendetit tonë shoqeror.
Po e mbyll këtë përshendetje edhe m një propozim , që të mos mbeten të pakënaqur dhe ata që mund ta quajnë fjalën time të hapur si shenjë që më ka lënë i gjatë.Duke shpresuar se dhe shembjet që të këtë lënë Burgu i Burrelit në muret e vjetër të shprehjers sime pa doreza , them se mbase do të na ndihmonte për të njohur më mirë njerin-tjetrin , organizimi i një shoqate të Përbashkët të Përkthyesve të të dy vendeve tona . E, po se shohim fryte nga ai krijim , ku përkthyesit më të mirë të dyja paleve të mbeshteten e të shpërblehen për punën e tyre , mbase pas tyre mund të organizohen edhe shoqata të tjera të përbashkëta të shkrimtarëve , të universiteteve , të muzeumeve e tjera
...Duke kërkuar falje atyre, shpresoj sa më të paktëve , që mund të jenë zhgënjyer nga që nuk përmenda asgjë nga përvoja e të burgosurit politik, mëndoj ta përrfundopj me një përgjigje për thenien e kryeministrit britanik Uinston Çërçill: ''Ballkani prodhon më shumë histori nga sa mund të konsumojë'' Përgjigja ime do të ishte e hapët si e gjithë kjo përshendetje e thjeshtë: Duhet të na kujtoje më parë që të prodhojmë sa më pak histori të shtrembëruar e sa më shumë letërsi të bukur si të parët tanë









Comments