Panajot Boli: Dialog me Daut Gumenin
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 22 minutes ago
- 3 min read

''Dialog me Daut Gumenin: Liria, Qendrea, Letërsia dhe Diplomacia”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të Bashkisë së Athinës 'Andonis Tricis' nga Ambasada e Republikës së Shqiperisë në Greqi në bashkëpunim me Autoritetin të Dosjeve, në nder të ish-diplomatit poetit , shkrimtarit dhe përkthyesit Daut Gumeni Kohët e fundit i janë përkthyer në gjuhën greke dy romane ''Shënime nga shkolla e Partisë'', roman historik, ''Bletë dhe fishekë'', monodrama 'I marri fisnik' dhe vellimi poetik 'Rënga e gurit' për tu bërë i njohur në rrethet letrare greke si edhe në opinionin e popullit grek, vendin ku ai ka sherbyer si konsull në Janinë Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, diplomatë si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është mjaft e vlerësuar në Greqi.
Kishin ardhur në ketë eveniment miq e shokë të Dautit, regjizori Ylli Pepo, Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtareve dhe Poeteve shqiptarë në Greqi, aktori Karafil Shena, poeti i mirënjohur Niko Kacalidha dhe shumë personaliteteNë sallën e mbushur të Bashkisë së Athinës ‘’Antonis Tritsis’’miq dashamirës e personalete shqiptare e greke të poetit , shkrimtarit, përkthyesit dhe diplomatit Daut Gumeni, ndoqen më shumë interes jetën dhe vepren e ketij simboli të fjalës se lirë në një diktaturë të egër, ku 23 vjet i burgosur, stoik në tërrin e burgut të Spaçit. Eventin e hapi Ambasadorja e Republikës së Shqiperisë në Athinë, Luela Hajdaraga.Ajo nënvizoi përmasat dimesionale jo vetëm si model diplomati, që solli për diplomacinë shqiptare një përvoje me standarte evropiane, ajo e lidhi edhe në planin si njeri i penës,një penë e dalë nga dhembja me një urtësi admiruese e filozofi bashkëkohore e cila ishte mbeshtetje për të edhe në fushën e diplomacië, ‘’ Letërsia e tij është ndoshta forma më e pastërt e diplomacisë që mund të ushtrojë një konsull’’, nënvizoi ajo Për dosjen e Daut Gumenit në AIDSSH , foli anëtari i saj Altin Hoxha, duke sjellë kalvarin e gjatë të mundimeve , të qendresës, dhe 16 dosje të hapura për legjendën e burgut të Spaçit, kurse në vazhdim nga Stavri Dajo, doktor i shkencave të historisë në Universitetin ‘Aristotel’ të Selanikut si dhe përkthyes mbajti temën:Daut Gumeni,i arratisur i pënguar, diplomat i përkushtuar, shkrimtar i përkryer,i mirëpritur në Greqi’’ dhe në vazhdim Kryetarja e Shkrimtareve dhe poeteve shqiptarë në Greqi, foli për forcën e fjalës të Daut Gumenit,dhe kontributin mes përkthimit në gjuhën greke të veprave të tij për të njohur lexuesin grek me vlerat e letërsisë shqiptare. Përkthyesi dhe bashkënxënësi i tj, Kosta Jani, që përktheu katër vepra të tij, tha se lexuesi grek duhet të njoh këtë poet dhe shkrimtar të talentuar, duke farkëtuar marrëdhenjtë e ndersjellta të letërsisë të dy vendeve fqinje, si një lloj afrimi e bashkëpunimi të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë e grek.
Ndersa për vlerat artistike të poezisë se këtij autori foli gazetari dhe poeti Panajot Boli, i cili bëri edhe parathenien e përkthimit të vellimit poetik ‘Rënga e gurit’Interesant ishte rrefimi i regjizorit Ylli Pepo në realizimin e filmit dokumentar për Daut Gumneni, Pjesëmarrësit ndoqen sekuenca nga ky film që i bëri të drithërohen.U recituan pjesë greqisht edhe shqip nga Agim Basha Algiona Aga, por ajo që emocionoi dhe e bëri sallën të ngrij për disa minuta ishte aktorja e re Masela Lena , me pjesë të interpretuar nga monodrama ‘’I marri fisnik’Dialogu që zhvilloi në fund të veprimtarisë me auditorin, i dha gjallëri dhe ishte mjaft interesant dhe mbresëlenëse. me pyetjet që iu bënë dhe përshendetjen e tij të mrekuullueshëm në moderimin e gazetarit Panjot Boli Përshendeti perveç personaliteteve diplomatik , edhe gazetari Selanikut që ka bërë dhjetra reportazhe për Shqiperinë, Xristos Nikollaidhis.
Në faqet e gazetës KATHIMERINI, të së dielës , zë edhe intervista që realizoi gazetari grek Athanasiu Kaciqidhi me Daut Gumeni









Comments