top of page

"U kthye jeta online"


Aurora Ndoj


E mbani mënd që gjithmënë na thonin prindërit dhe gjyshërit tanë që mos të qëndrojmë gjithë kohes online dhe nëpër telefona se do vij një ditë ku vërtetë do të doni të largoheni prj tyre por nuk do të mund të largoheni dot?! Ja ndodhi. U kthye jeta online ku tani e vetmja gjë që duam është të mbarojë kjo dreq pandemie. Korona po ndan njerëzit për se gjalli, duam të shpëtojmë e të mbrojmë njëri-tjetrin por nuk jemi mësuar që të mrojm njerëzit tanë të dashur në distancë, duam ti kemi afër. Ama kjo është zgjidhja më e drejtë. Okay e pranuam. E pranuam faktin që ai erdhi në shqipëri e ne shtëpiat e të gjithëve ne si një mik i padëshiruar por nuk po mundemi ta pranojmë dot më gjatë. U lodhëm. U lodhëm shumë nga kjo rutinë. Gjithë natën kërkojme ditën , e gjithë ditën urrejmë rutinën. Pranum që do të fillonim mësimin në distancë, edhe kur e pranuam, e pranuam si diçka interesante. Do nisim një rrugëtim të ri, e do e provojmë veten edhe në këtë drejtim. Eksperienca është një mësuese e mirë dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera. Në ditët e para të mësimit jam përqëndruar në përparësitë e mësimit të këtillë: Përdorimi i teknologjisë, ambienti i ngrohtë familjar, puna me shokët dhe shoqet me lidhje grupi, paraqitja e shembujve, projekteve përmes programeve dhe klasave virtuale, qasja e re në mësimdhënje si nxitje e re për studentat etj. Ama shumë u lodhëm nga kjo metodë, mjaftt... është kaq e lodhshme , është kaq e stresueshme sa nuk peshohet e as nuk matet dot. Sa nxënës të shkëlqyer ka që nuk patën mundësin të ishin në mësimin online? Ose sa të tjerë ka që kan vetëm një laptop ose komjutër që të punojnë ku ndërkohe jan 5 anëtarë në familje dhe 3 prej tyre janë në shkollë,pa përfshirë punën e prindërve që dhe atyre ju duhet komjuteri për të punuar,kush më parë nga këta anëtarë do ta përdori këtë kompjuter? Askush nuk e di se si ta zgjidhi këtë problem! Nuk është aspak e vyrtytshmë kjo lloj metode. As unë,që ndoshta mund ti kemë kushtet,nuk kam arrutur dot të mar të gjitha leksionet apo të jem online për të të gjitha orët e seminareve, është mësë e qartë që interneti nuk është oksigjeni jon. Interneti të lë vetem shumë herë dhe ti humbet shumë gjëra nga kjo ama oksigjeni po të la ke humbur gjithçka. Prandaj duhet ti mbledhim bashkë dhe tju nxjerrim barazimin. Duhet të kujdesemi për oksigjenin tonë, për jetën tonë por nuk mund të bëjmë çdo gjë online dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje! Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi. Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë. Në fund të fundit asnjë nuk do që të marri diplomën e tij online por të shijoje dhe të gezoje në auditoret e universiteteve për arritjet e veta dhe për punën e devotshme që do të ketë nesër. Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët. Dhe mos harroni... Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj ! Mos e vrisni lumturinë e një studenti por lejojeni të marrë frymë. Mjaftë kohë ju kemi dhënë, duam të jetojmë. Ku jeni që akoma nuk e zgjidhët këtë problem. Këtë problem që na premtuat që do zgjasi vetëm për disa javë dhe jo muaj e për më tëpër duke ju afruar një viti të tërë. Të ju them diçka. Mësoni të mbani premtimet.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page